Saturday, July 27, 2024

BOKS-Tërbuni me 10 finalistë, kërkon titullin kampion. Trajneri Çekini: Kemi probleme me gjykimin, apel presidentit të FSHB Kalivopulli të marrë masat e duhura për duelet finale

Lexo

Ekipi i boksit TERBUNI vazhdon të bëjë paraqitje fantastike në kampionatin kombëtarë që po zhvillohet në Vlore. Pasditen e djeshme janë zhvilluar ndeshjet gjysemfinale, ku nga ekipi pukjan i drejtuar nga vëllezërit, Klaodio dhe Emiliano Çekini kishte shtatë duele ku arritëm të merrnim pesë fitore dhe dy humbje, më konkretisht ;

  1. Pesha 52 kg Brajan Çekini (Terbuni ) fiton pëballë boksierit Gjura të ekipit Teuta.
  2. Pesha 54 kg Gabriel Doda (Terbuni) fiton perballë boksierit të ekipit Teuta .
  3. Pesha 46 kg nenkampioni i Europes në fuqi, i cili garon për ekipin Terbuni, boksieri Kristian Jubani fiton me një boksim spektakolar pëballë boksierit Rama të Tiranes.
  4. Pesha 57 kg, boksieri Aleksander Kolnikaj edhe pse me një eksiperiencë të pakët në boks , arrin të bëjë një paraqitje mjaftë poziteve por pa ja dalur mbanë të fitojë përballë boksierit Rata të Partizanit.
  5. Pesha 60 kg Gabriel Çermeli, boksieri pukjan pretendet kryesor për t’u shpallur kampion kombëtarë kishte përballë boksierin Bajrami të ekipit Teuta, ku me një vendim mjaft të dyshimtë i jepet fitorja boksierit Durrsak .
  6. Pesha 63 kg , Jurgen Lazri ( Terbuni ) arriti të fitojë përballë boksierit D. Lleshi të ekipit Teuta. Ishte një ndeshje spektakolare e boksierit Lazri, ku boksimi i tij tepër luftarak ngriti në këmbë të gjithë sportëdashësit e pranishëm në pallatin e sportit .

7 . Pesha 80+ kg ndeshja përmbyllese e mbrëmjes së djeshme ishte ndërmjet boksierit Kleo Avdia ( Terbuni ) përballë L. Hoxha të ekipit Apolonia, ku mbas një boksimi të shkëlqyer fiton boksieri pukjan me rezultat të pastër.

Dita e dielë ka në program finalet e kampionatit kombëtarë, ku ekipi i Tërbunit vazhdon të mbetet pretendent për kampion, ku gjithsej do ketë 10 finalistë nga 13 sportistë garues që kishim në fillim të aktivitetit.

Megjithatë, drejtuesit e Tërbumit vërejnë që si ekip deputues, po ndëshkohen nga albitrimi jo korrekt dhe joprofesional gjithashtu dhe nga klanet e vjetra që bëhen në boksin Shqipëtar.

“Ka tendenca që të ndëshkohemi për ecurinë tonë shumë premtuese jo vetem për aktivitete kombëtare por gjjthashtu dhe në kompeticionet më të larta Europiane dhe Boterore , pasi ekipi i Terbunit ka në gjirin e tijë sportistë mjaft premtues dhe cilesor siç janë Adam Maca kampion i europes dhe nen kampion i Botes, Kristian Jubani nenkapion i Europes gjithashtu dhe Jurgen Lazri i pesti në Europë dhe disa herë kampion i Shqipërise.

I bëjmë thirrje presidentit të federatës Shqipëtare të boksit z. Florend kalivopuli ,  që të marrë masat ditën e neserme për një gjykim profesional  ,  të paanshëm  dhe të pa ndikuar nga askush.”, shprehet për Veriu Sport, trajneri i Tërbunit Emiliano Çekini.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img