Saturday, November 23, 2024

Basketboll Meshkuj Superliga / Vllaznia shpartallon Eagles 121-64, sinjale pozitive nga elementi i ri shkodran

Lexo

Vllaznia-Eagles 121-64 (39-13, 28-19, 37-16, 17-16)

E mërkurë 24 Mars 2021, ora 18:00, Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” i qytetit të Shkodrës

Vllaznia: Davis Stanley, Dylan Jurod Smith,  Montrell MalikDixon, Marsi Kruja, Antonio Shabani, JeronQuin Cooper, Lorenzo Alberto Martinez, Herion Faslija, Redi Rakaj (C) Elidon Bitri, Bekim Hoxha, Anand Singh Hundal. Trajner: Matthew David Jones

Eagles: Semirald Senja, Abel Velçani, Pjerin Paplekaj, Marsel Pistja, Françesku Nikolli, EneaGozhdari (C), Arvjen Lushaj,  Endi Branko, Aleko Shkurti, Nikola Simoni, Dejvis Pylla. Trajner: Klarent Dedaj

Gjyqtarë: Andi Bejko, Amarildo Brahilika, Kostandin Canaj

Kalendari i javës së shtatë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për meshkuj ofroi një ndeshje të lehtë në letër për Vllazninë. Mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër ishte mysafir ekipi Eagles, në një përballje ku diferenca në fushën e lojës ishte e dukshme në favor të ekipit shkodran. Që nga momenti i vërshëllimit të arbitrave për startin e takimit dhe deri në fund, Vllaznia ishte në udhëheqje të rezultatit. Diferencën prej 26 pikësh që skuadra kuqeblu e arriti që në periodën e parë, të cilën e fitoi me shifrat 39 me 13 e ndihmoi Vllazninë të administronte me qetësi të gjithë takimin. Duke fituar edhe periodën e dytë me shifrat 28-19, Vllaznia e mbyllë pjesën e parë me rezultatin 67 me 32, që do të thotë se diferenca në favor të kuqebluve ishte në 35 pikë.

Vllaznia vazhdon të luajë mirë edhe në pjesën e dytë, ku jo vetëm e ruan epërsinë, por edhe synon ta thellojë edhe më shumë. Dhe në fakt ashtu ndodh kur në periodën e tretë fiksohen shifrat 37-16 duke e çuar diferencën në kuotën e 56 pikëve. E vetmja periodë që kishte më shumë rivalitet ishte ajo e katërta, të cilën Vllaznia e fitoi ngusht me një pikë diferencë, 17-16 duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet në rezultatin 121 me 64.

Referuar ecurisë së takimit duhet thënë se kontigjenti amerikan në radhët e Vllaznisë vazhdon të jetë baza kryesore e skuadrës. Por, për t’u theksuar është se një rritje të dukshme në lojën e tyre po shfaqin edhe basketbollistët shkodranë, të cilët gjithnjë e më tepër po marrin besimin e duhur nga trajneri Matthew David Jones. Krahas Redi Rakajt, kapiten i skuadrës që shënoi 23 pikë dhe që së bashku me Davis Stanley 26 pikë dhe Montrell Malik Dixon 22 pikë, ishin pikat më të forta të skuadrës, në këtë ndeshje shfaqën vlera pozitive elementët e rinj shkodran, Marsi Kruja, Bekim Hoxha, Antonio Shabani, Elidon Bitri , të cilët pritët që gjatë periudhës në vazhdim të jenë një mbështetje e fuqishme për skuadrën kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img