Tuesday, October 8, 2024

KKB Femra / Partizani fiton thellësisht në Shkodër 46-81, vendos përvoja dhe kualiteti i mikeshave nga Tirana

Lexo

Vllaznia 46 – 81 Partizani (11-29, 14-11, 11-20, 10-21)

E mërkurë 24 Mars 2021, ora 16:00, pallati i sportit “QazimDervishi”, Shkodër

Vllaznia: Anisa Musaja, Anisa Bukrina, Medina Mustafa (C), Snezhana Brajoviç, Kamela Kaçi, Imela Mala, Romena Rroku, Melida Hyka, Sindi Kryeziu, Sara Kolombi. Trajner: Bledar Gjecaj

Partizani: Liana Adhami,  Megi Spahiu,  Ornela Lalaj (C), Ketiona Fekollari, Aida Palko, Oriana Hasani, Ajla Gozhdari, Ebi Dishinica, Gera Bujari, Xhulia Velias, Dea Hushi, Asteria Vani. Trajner: Frida Pluleri

Gjyqtarë: Andi Bejko, Armarildo Brahilika

Vllaznia dhe Partizani janë ndeshur mbrëmjen e së mërkurës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në kuadrin e javës së shtatë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për femra. Një ndeshje kjo që ka folur terësisht për skuadrën mike, e cila falë edhe kualiteteve që ka në skuadër ka qenë dominuese e krejt takimit. Përpos elementit të ri dhe pa përvojën e duhur të moshës 15-16 vjeçare që ka në dispozion tekniku kuqeblu Bledar Gjeçaj, në lojën e Vllaznisë në këtë ndeshje ndikoi patjetër edhe mungesa për arsye dëmtimi e Ingrit Dashjes që konsiderohet si një nga pikat më të forta të skuadrës.

Fati i takimit është vendosur që në periodën e parë, kur mikeshat nga Tirana e fituan me shifrat 11 me 29. Edhe pse pati një përpjekje për tu vlerësuar në kampin kuqeblu duke fituar periodën e dytë me shifrat 14 me 11, pjesa e parë do të mbyllej rezultatin 25 me 40 në favor të Partizanit.

Kjo diferencë prej 15 pikësh e Partizanit ndaj Vllaznisë thellohet më tej edhe në periodën e tretë kur Partizani e fiton me shifrat 11-20 duke bërë që avantazhi i skuadrës mike të shkojë në shifrat 36 me 60. Janë minuta që Partizani e ka marrë tërësisht nën kontroll takimin, ndërkohë që Vllaznia vuan edhe në aspektin psikologjik, pasi diferenca me kundërshtarin ka bërë të bie jo pak moralisht.

Në të tilla kushte, perioda e fundit shfrytëzohet nga Partizani për ta thelluar akoma më shumë direfencën në favor të tij. 10 me 21 mbyllet perioda e katërt për Partizanin që fiton edhe të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 46 me 81.

Referuar statistikave të ndeshjes, përpos diferencës prej 35 pikësh në favor të Partizanit, pikëshënueja më e mirë e këtij takimi ishte kapitenia Omela Lala e Partizanit me 21 pikë, ndërsa tek Vllaznia pikëshnuesja më e mirë ishte Sara Kolombi me 16 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img