Sunday, November 24, 2024

Emocionet e Erdenis Gurishtes. Ish-kapiteni kuqeblu, për kapitenin aktual: Uroj me shpirt që Bekim Balaj, të ngrejë lart trofeun e kampionit të Superiores më 26 maj

Lexo

Një trofe, që sipas tij, qyteti dhe tifozët shkodranë e meritojnë. Por para 26 majit është sfida me Egnatian në gjysmëfinale, ku Vllaznia duhet të fitojë patjetër për të qenë finaliste. Gurishta, në një intervistë për “Panorama Sport”, analizon këtë ndeshje, duke evidentuar favoret e dy skuadrave. Ai beson shumë se kuqeblutë, të udhëhequr nga trajneri Tomas Brdariç, do të tregojnë vlerat më të mira në “Air Albania”. Këshilla e ish kapitenit është që skuadra të ketë durim për të shkuar te goli.

“Ashtu si Egnatia, edhe Partizani pa diskutim që janë ekipe shumë të forta dhe me meritë janë aty ku janë. Preferenca ime si ish-lojtar i Vllaznisë ishte që shorti të binte pikërisht kundër Egnatias, siç ra.”, thekson Gurishta, ndërkohë që më pas mendon se ka ardhur momenti që titulli kampion të rikthehet në Shkodër pas kaq shumë vitesh.

“Po, janë shumë vite pa titullin kampion në Shkodër dhe mendoj se është viti i duhur për ta rikthyer. Shkodra dhe tifozëria shkodrane e meritojnë titullin kampion. Çdo gjë do ta tregojë fusha, kam besim se skuadra do të tregojë vlerat e saj më të mira.”, shton ndër të tjera ish kapiteni i Vllaznisë.

Admir URUÇI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img