Sunday, November 24, 2024

(Konferenca Andorrë-Shqipëri 0-1) / Prononcimi i autorit të golit të fitores, Ermir Lenjani dhe mbrojtësit Marash Kumbulla

Lexo

Ermir Lenjani

“U ndjeva shumë mirë që arrita të ndihmoj skuadrën të fitojë. “Nuk bëmë një lojë të mirë, duhet të analizojmë me kujdes se çfarë mund të bëjmë më mirë në ndeshjen me Anglinë. Shpresojmë që të shkruajmë historinë. Në pozicionin që kam në fushën e lojës ndihem shumë mirë. Trajneri më ka dhënë besim dhe unë do mundohem të jap më të mirën”, u shpreh Ermir Lenjani, goli i të cilit i dha fitoren tre pikëshe skuadrës së tij kuqezi në sfiden e parë kualifikuese Andorrë-Shqipëri e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Marash Kumbulla

“Kishim pak fat në këtë sfidë, megjithatë, raste krijuam. Andorra ishte një skuadër aggresive, kur nuk ke hapësira,është e vështirë. Të rëndësishme janë tri pikët dhe tani duhet të mendojmë për Anglinë. Duhet të luajmë më mirë para portës kundërshtare si dhe të përmirësohemi nga ana teknike. Në vazhdim mund të përmirësohemi akoma më shumë. Mundësia për gol që kisha kundër Andorrës, mund të them se në situata të tilla disa herë kam arritur të shënoj gol. Kishim pak fat para portës. Më mirë t’i shënoj në ndeshjet e tjera ato raste”, nënvizoi shkodrani i prapavijës kuqezi, Marash Kumbulla.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img