Sunday, November 24, 2024

Vllaznia U15 me trajner Denis Zmijanin shpallet nënkampion i Shqipërisë

Lexo

Ekipi i Akademisë së Futbollit Vllaznia U-15 me trajner Denis Zmijanin i ka bërë një mbyllje shumë të mirë kampionatit kombëtar të futbollit të kategorinë së Superligës së moshave. Një sukses ky padyshim që tregon për punën cilësore që ka bërë me skuadrën trajneri Denis Zmijani së bashku me stafin e tij të bashkëpunëtorëve.

Ajo që vlen për t’u theksuar ka të bëjë me faktin se kjo skuadër, sezonin e kaluar zbriti nga kategoria Superiore dhe atshme arrin të shpallet nënkampione e Shqipërisë. Skuadra kuqeblu u rendit në vendin e dytë pas Tiranës që u shpall kampione duke lënë pas ekipe si Partizani kampion i vitit të kaluar dhe Teuten që luftuan deri në ndeshjen e fundit për vendin e dytë.

Në rivalitetin me durrsakët, ekipi i Vllaznisë ka fituar në Durres me rrezultatin e paster 0:2 me golat e Halilit dhe Haxhisë duke bërë kështu një mbyllje si nënkapion të kesaj moshe që duhet thënë se kjo skuadër këtë vit është transformuar duke u renditur aty ku i takon Vllaznisë.

Protagonistët e këtij suksesi janë futbollistët:

Aldo Colaj, Alban Ramaj, Arjen Ramcaj, Arjon Bega, Eneiko Gjeloshi, Erion Gjeçaj, Alfredo Duka, Orges Halili, Elvi Ymeraj, Enea Haxhia, Sokol Uldedaj, Simon Uldedaj, Erik Lulaj, Nikola Thana, Igli Dautovi, Enes Kavaja, Roel Juka, Arber Jukaj, Luis Selimi, Adis Krymbi, Amos Hoxha, Sevion Proni dhe trajneri i tyre, Denis Zmijani.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img