Saturday, November 23, 2024

(Video-Intervista) Hysen Dedja, ish futbollisti kampion me Vllazninë, analizon paraqitjen e kuqebluve në sezonin 2023-2024. Seri, flet edhe për traditën e dinastisë Dedja në futbollin shkodran, deri tek pritshmëritë e nipit të vogël Marli për ta parë në fushën e lojës me uniformën e Vllaznisë

Lexo

I lindur dhe i rritur në Shkodër ku edhe pati sukseset e karrieres së tij sportive si futbollist dhe kapiten skuadre me Vllazninë, për të vijuar më pas të njëjtën gjë edhe në cilësinë e trajnerit, Hysen Dedja, i bën një analizë të përgjithshme paraqitjes së ekipit kuqeblu në sezonin futbollistik 2023-2024.

Vitet e fundit, Seri, siç njihet në mbarë opinionin shoqëror, është zhvendosur në Tiranë ku jeton me familjen e tij, por lidhjet me Shkodrën dhe Vllazninë nuk i ka shkëputur asnjëherë.

I tillë ishte edhe moment kur ne e takuam sot teksa po konsumonte një kafe në lokalin pranë stadiumit “Loro Boriçi” më disa prej miqve të tij të fushës së sportit, Mul Zmijani, Ahmet Kryeziu, Sezi Shpuza, etj. Aty ishte edhe kërkesa e Veriu Sport, që Ser Dedja, të na jepte një interviste duke bërë një minianalizë për ecurinë e Vllaznisë, të cilën si  skuadrës e zemrës, ai e ndjek në të gjitha ndeshjet që luhen në Shkodër dhe Tiranë.

Ndër të tjera, në analizën e Dedjes, zë vend që nga pjesa fillimit tgë kampionatit me atë nisje jo të mirë, për të vijuar me pas me ndryshimet për mirë që ia faturon trajnerit nga Tetova, Qatip Osmani dhe kolegut të tij Bashkim Livoreka, ndërkohë që ka rezerva për ndryshimin e trajnerit në javët e fundit të kampionatit.

I ngacmuar nga Veriu Sport për traditen e familjes sportive futbollistik Dedja, me një listë të gjatë të dinastisë së futbollistëve nga kjo familje, Seri shfaqet krenar për gjithçka ato i kanë dhënë futbollit shkodran dhe atij shqiptar në përgjithësi.

Por, teksa e pyesim për vazhdimësinë e traditës, Seri thotë: “Tashmë unë jam bërë gjysh dhe ndër të tjera, sytë i kam tek nipi i vogël Marli, djali i vajzës për të cilën shpreson dhe dëshiron shumë të ecë në gjurmët e traditës së tyre për t’u bërë një futbollist i mirë. Ai ka mbiemër tjetër nga i ati që është nga Saranda, por Marli është tifoz i Vllaznisë, dhe duke shpresuar të ecë me hapin e duhur, dëshira e të gjithëve është që të veshë uniformën e Vllaznisë”.

(Video) Prononcimin e plotë në video të ish futbollsitit dhe ish trajnerit të Vllaznisë, Hysen Dedja, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img