Friday, November 22, 2024

Miqësorja Shqipëri U15-Kosovë U15, mbyllet në barazim. Titullar tek kuqezijtë edhe talenti i KF Shkodra Erjon Vajushi

Lexo

Shqipëri U15-Kosovë U15, 0-0

Formacioni i Shqipërisë U15: Marsid Hoxha (GK), Eno Resuli, Joart Mile, Rian Neza, Alessio Gjergji, Angelos Como, Erjon Vajushi, Brajan Muca, Haxhi Rrena (C), Gentjan Sharka, Mattia Xhemali.  Trajner: Armand Damo

Shqipëria U-15 ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore të programuar ndaj Kosovës U-15, me sfidën që u luajt këtë pasdite në stadiumin “Kukës Arena” e që u mbyll në barazim pa gola 0-0. Në formacionin e kuqezinjëve të drejtuar nga trajneri Armand Damo ka spikatur futbolisti i KF Shkodra Erjon Vajushi, një futbollist ky i perspectives i cili prej tre vitsh është pjesë e kombëtareve zonale, për të cilin specialistët e futbollit e konsiderojnë një garanci e së ardhmes.

Referuar ndeshjes, Shqipëria U15 e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Marsid Hoxha (GK), Eno Resuli, Joart Mile, Rian Neza, Alessio Gjergji, Angelos Como, Erjon Vajushi, Brajan Muca, Haxhi Rrena (C), Gentjan Sharka, Mattia Xhemali.

Sfida nisi mirë për të dyja ekipet, që krijuan disa raste të mira në pjesën e parë por pa sukses. Gjatë pjesës së dytë, trajneri Armand Dama kreu disa zëvendësime në fushë, duke u dhënë mundësinë thuajse të gjithë lojtarëve të tregojnë cilësitë e tyre. Edhe në fraksionin e dytë nuk munguan rastet për shënim por asnjë ekip nuk e gjeti rrugën e rrjetës dhe sfida u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Të enjten do të luhet edhe miqësorja e dytë mes Shqipërisë U-15 dhe Kosovës U-15, që do të zhvillohet po në stadiumin “Kukës Arena”, në orën 11:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img