Thursday, November 21, 2024

(Video-Intervista) BOKS-Nis sot në Shkodër Kampionati Kombëtar për të rinj. Të dielën, “Memoriali Vllaznia 2024” në nderim të ish boksierëve kampionë që nuk jetojnë. Trajneri kuqeblu Lazarin Vila premton titullin kampion

Lexo

Ekipet më të mira të Shqipërisë në boks për kategorinë e të rinjëve U18, mes të cilave edhe Vllaznia, nisin sot garën e Kampionatit Kombëtar, ndeshjet e të cilit zhvillohen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës duke filluar nga ora 17:00.

Në prononcimin e dhënë për mediat, trajneri i kuqebluve Lazarin Vila bëri të ditur se ekipi i Vllaznisë e ka marrë shumë seriozisht këtë aktivitet, për të cilin ka kohë që përgatitet intensivisht. Për këtë flet edhe konkurimi me dhjetë boksier nga 13 pesha zyrtare që ka në program kampionati. Bazuar në elementin dhe formën e mirë sportive që dispononjë boksierët shkodranë, Vila është optimist se Vllaznia do të arrij të fitoj titullin kampion ekipor.

Në vijim, trajneri Lazarin Vila, flet edhe për Turneun “Memorial Vllaznia 2024”, një veprimtari e përvitshme që zhvillohet në nderim të ish boksierëve kampion shkodranë që sot nuk jetojnë. Sipas tij, ndeshjet e Memorialit zhvillohen mesditen e së dielës menjëherë pas ditës së tretë finale të Kampionatit Kombëtar të rinjëve që zhvillohen paraditen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Sipas programit të organizatorëve, në ring do të jenë katër duele, mes të cilëve në tre prej tyre do të ndeshen boksierët profesionistë,  shkodranët Arjon Kajoshi dhe Senad Drini, si dhe vlonjati Arjol Zeneli.

Prononcimin e plotë në video ët trajnerit të boksit Lazarin Vila, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img