Për kapitenin e kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, për vetë kualitetin dhe emrat e mëdhenjë që ka në përbërje, sfida e sotme ndaj Anglisë është padyshim e vështirë. Megjithatë, në kampin kuqezi ka lojtarë me eksperience ndërkombëtare, duke nisur që nga gardiani kuqezi si edhe një pjesë e mirë e kombëtares shqiptare, të cilët duke u aktivizuar në kampionate të forta europiane do të dijnë t’i kundërvihen anglezëve. Sipas kapitenit Berisha, synimi është për t’i marrë pikë Anglisë, dhe nëse arrijë të marrim një rezultat pozitiv atëherë edhe vetëbesimi në skuadër do të rritet edhe më shumë dhe rrugëtimi ynë drejt këtyre kualifikueseve do të jetë më i lehtë! Ja çfar tha ai në konferencën për shtyp të pragndeshjes, Shqipëri-Angli:
“Anglia është një ekip jashtëzakonisht i fortë dhe nëse merren të gjithë lojtarët që ka, ata kanë potencial për të krijuar raste dhe për t’i fituar ndeshjet, por ne e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe kualitetet e tyre. Do mundohemi ta përgatisim këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sa i përket Kumbullës, është një lojtar në rritje, por kemi edhe lojtarë të tjerë, që mund të luajnë shumë mirë në atë pozicion. Në këtë pikëpamje, jam shumë i sigurt që do bëjmë një paraqitje të mire.
Anglia është një ekip shumë i mirë, një ndër më të mirat në botë. Sa i përket presionit, nuk është edhe aq i lartë, sa ndoshta mund të jetë në ndeshjet e tjera, për shkak se kemi edhe rivalet tona direkte. Kjo është një ndeshje më vete mendoj dhe ne do mundohemi që ta bëjmë mjaft të vështirë për anglezët dhe të mundohemi të marrim diçka nga ta. Nëse marrim një rezultat pozitiv atëherë edhe vetëbesimi në skuadër do të rritet edhe më shumë dhe rrugëtimi ynë drejt këtyre kualifikueseve do të jetë më i lehtë.
Ndeshja me Andorrën, i dinim vështirësitë që do të kishim, pasi e njihnim kundërshtarin edhe më herët. Ka qenë e rëndësishme ta nisnim me këmbën e mbarë dhe të fitonim. Dhe kur fiton një ndeshje, atëherë gjithçka është më e lehtë, që të sfidohet edhe një ekip si Anglia. Kombëtarja ka një kohë të gjatë që nuk ka luajtur ndeshje me ekipe me kualitete si Anglia. Motivimi te çunat është shumë i madh. Kjo është një ndeshje më vetë. Do të mundohemi të japim maksimumin dhe do të jetë shumë motivuese nëse marrim një rezultat pozitiv.
Të gjithë lojtarët kanë kualitete, luajnë në Ligën më të fortë në botë. Nëse fokusohemi vetëm te një lojtar, atëherë gabojmë. Duhet t’i shikojmë të gjithë lojtarët, si skuadër. Por Kane dhe Sterling janë dy lojtarë të cilët kanë pasur shumë prezenca në Angli dhe ata mendoj se do jenë lojtarët më të rrezikshëm”, u shpreh kapiteni kuqezi Etrit Berisha në konferëncën për shtyp.