Prag Anglija, flet kapiteni Berisha: Nëse marrim një rezultat pozitiv atëherë edhe vetëbesimi në skuadër do të rritet edhe më shumë dhe rrugëtimi ynë drejt këtyre kualifikueseve do të jetë më i lehtë!

Lexo

Futboll Moshat U19-Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, mund në finale Apoloninë, 3-0

Është luajtur sot në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë për moshat U-19 mes...

(Video)Boks-Profesionist. Shkodranët Kajoshi dhe Hysa, triumfojnë në ringun e Shkodrës. Mposhtin respektivisht, Andrejs Volincuks dhe Ëillbeforce Shihepo

Dy boksierët e talentuar shkodranë, Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa kanë vijuar rrugën e sukseseve në boksin profesionist. Duelet...

Erzeni vuan, por mbijeton në Superiore. Shijakasit mundin Korabin 2-1 në ndeshjen finale të Play-Out-it

Erzeni-Korabi 2-1 (Shënues: Sadiki 3’, Mehmeti 93’/Tabaku 19’)Erzeni:Xhika,Sadiki,Kriviçiç,Leao(Iljazi 46),Kadriu,Mehmeti,Alan(Asani 125),Kahrimanoviç(Kiqina 125),Peposhi,Ademi(Osmanllari 68),Nonato(Kapllani 116) Tranjer:Alfred DeliallisiKorabi:Qyrani,Paplekaj(Buci 84),V.Lila,Lala,Selmani(S.Mziu 102),Kasalla(Karakashi 116),Joti,S.Lilaj(Demaj 69),Tabaku,Beshiraj,Keko...

Për kapitenin e kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, për vetë kualitetin dhe emrat e mëdhenjë që ka në përbërje, sfida e sotme ndaj Anglisë është padyshim e vështirë. Megjithatë, në kampin kuqezi ka lojtarë me eksperience ndërkombëtare, duke nisur që nga gardiani kuqezi si edhe një pjesë e mirë e kombëtares shqiptare, të cilët duke u aktivizuar në kampionate të forta europiane do të dijnë t’i kundërvihen anglezëve.  Sipas kapitenit Berisha, synimi është për t’i marrë pikë Anglisë, dhe nëse arrijë të marrim një rezultat pozitiv atëherë edhe vetëbesimi në skuadër do të rritet edhe më shumë dhe rrugëtimi ynë drejt këtyre kualifikueseve do të jetë më i lehtë! Ja çfar tha ai në konferencën për shtyp të pragndeshjes, Shqipëri-Angli:

“Anglia është një ekip jashtëzakonisht i fortë dhe nëse merren të gjithë lojtarët që ka, ata kanë potencial për të  krijuar raste dhe për t’i fituar ndeshjet, por ne e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe kualitetet e tyre. Do mundohemi ta përgatisim këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sa i përket Kumbullës, është një lojtar në rritje, por kemi edhe lojtarë të tjerë, që mund të luajnë shumë mirë në atë pozicion. Në këtë pikëpamje, jam shumë i sigurt që do bëjmë një paraqitje të mire.

Anglia është një ekip shumë i mirë, një ndër më të mirat në botë. Sa i përket presionit, nuk është edhe aq i lartë, sa ndoshta mund të jetë në ndeshjet e tjera, për shkak se kemi edhe rivalet tona direkte. Kjo është një ndeshje më vete mendoj dhe ne do mundohemi që ta bëjmë mjaft të vështirë për anglezët dhe të mundohemi të marrim diçka nga ta. Nëse marrim një rezultat pozitiv atëherë edhe vetëbesimi në skuadër do të rritet edhe më shumë dhe rrugëtimi ynë drejt këtyre kualifikueseve do të jetë më i lehtë.

Ndeshja me Andorrën, i dinim vështirësitë që do të kishim, pasi e njihnim kundërshtarin edhe më herët. Ka qenë e rëndësishme ta nisnim me këmbën e mbarë dhe të fitonim. Dhe kur fiton një ndeshje, atëherë gjithçka është më e lehtë, që të sfidohet edhe një ekip si Anglia. Kombëtarja ka një kohë të gjatë që nuk ka luajtur ndeshje me ekipe me kualitete si Anglia. Motivimi te çunat është shumë i madh. Kjo është një ndeshje më vetë. Do të mundohemi të japim maksimumin dhe do të jetë shumë motivuese nëse marrim një rezultat pozitiv.

Të gjithë lojtarët kanë kualitete, luajnë në Ligën më të fortë në botë. Nëse fokusohemi vetëm te një lojtar, atëherë gabojmë. Duhet t’i shikojmë të gjithë lojtarët, si skuadër. Por Kane dhe Sterling janë dy lojtarë të cilët kanë pasur shumë prezenca në Angli dhe ata mendoj se do jenë lojtarët më të rrezikshëm”, u shpreh kapiteni kuqezi Etrit Berisha në konferëncën për shtyp.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Erzeni vuan, por mbijeton në Superiore. Shijakasit mundin Korabin 2-1 në ndeshjen finale të Play-Out-it

Erzeni-Korabi 2-1 (Shënues: Sadiki 3’, Mehmeti 93’/Tabaku 19’)Erzeni:Xhika,Sadiki,Kriviçiç,Leao(Iljazi 46),Kadriu,Mehmeti,Alan(Asani 125),Kahrimanoviç(Kiqina 125),Peposhi,Ademi(Osmanllari 68),Nonato(Kapllani 116) Tranjer:Alfred DeliallisiKorabi:Qyrani,Paplekaj(Buci 84),V.Lila,Lala,Selmani(S.Mziu 102),Kasalla(Karakashi 116),Joti,S.Lilaj(Demaj 69),Tabaku,Beshiraj,Keko Tranjer:Shpend KumbarçeArbitra: Eldorjan Hamiti(Lezhe),...
- Advertisement -