Kualifikueset e Kupës së Botës, “Katar 2022”, Shqipëria mundet në shtëpi nga kombëtarja e Anglisë 0-2, shënojnë Kane dhe Mount 39′, 63′

Lexo

Da Silva: “Jam shumë i lumtur për këtë titull, në Shqipëri kam fituar edhe një Kupë me Vllazninë. Kam vend për tatuazh edhe për...

Sulmuesi i Partizanit, Viktor Da Silva u shpreh i lumtur pas fitimit të titullit kampion:“Jam shumë i lumtur për...

Deliallisi: “Për ne nuk ka festë akoma, të ulim kokën e vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës”

Pas humbjes së sotme ndaj Tiranës 1-2, Erzeni e mbylli kampionatin në vendin e 8-të të rendijtes dhe tashmë...

Shehi: “Nuk ishte më gjë në dorën tonë pas asaj që ndodhi, kemi ardhur me sakrificë e me djersë”

Tirana e mbylli kampionatin me pikë të barabarta me Partizanin dhe nuk arriti të shpallej kampione për herë të...

Me nga një gol në secilin pjese loje, fillimisht me anë të Kane në minutën e 39-të dhe më pas në të 63-tën nga Mont, kombëtarja angleze është larguar nga Tirana me një fitore të pastër 0 me 2. Ndeshja, e cila ishte e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, “Katar 2022”, është luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Arena Kombëtare” të kryeqytetit.

Një sfidë që nisi e kujdesshme për kuqezinjtë, duke mbrojtur në mënyrën e duhur, ndërsa në minutën e 13-të kishin një mundësi të artë për të shënuar. Hysaj shërbeu si duhet për Uzunin, i cili i kishte të gjitha mundësitë për të realizuar, por goditja e tij ka përfunduar mbi traversë. Përgjithësisht dukej sikur të besuarit e Edi Rejas po e kryenin mirë detyrën e tyre në fushën e lojës, por minuta e 38-të sjell ndëshkimin e kuqezinjëve tanë. Një aksion i kundërshtarit i thyer jo në mënyrën e duhur nga prapavija kuqezi duke i dhënë mundësinë anglezëve të shënojnë me anë të Harry Kane, i cili tregoi cilësitë e tij në momentin e parë të krijuar. Një krosim nga e majta e sulmit dhe sulmuesi i Tottenham nuk fal me kokë, 1-0, rezultat që mbyll dhe pjesën e parë Një Shqipëri hermetike përballë një Anglie sulmuese, për të ndryshuar gjithçka në minutën e 38-të, moment në të cilin,.

E njëjta pamje edhe në pjesën e dytë, me një Shqipëri që nuk ka forcën e duhur për të reaguar përballë Anglisë. Nuk ka vonuar dhe goli i dytë për anglezët, që kanë shfrytëzuar një gabim të Gjimshitit dhe kanë arritur të realizojnë me anë të Mount, pikërisht në minutën e 63-të të takimit. Minutat e mbetura, megjithë përpjekjen e të dyja skuadrave nuk ka më gol duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e Anghlisë me rezultatin 0-2.

Me këtë fitore, e dyta radhazi për Kualifikueset e Kupës së Botës, “Katar 2022”, Anglia e trajnerit Southgate kryeson Grupin I me 6 pikë të plota. Ndërkohë, kombëtarja e Shqipërisë mbetet me vetem tre pikët e marra ndeshjen e parë kundër Andorrës në transfertë.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -