Friday, September 20, 2024

BOKS-Sot, ndeshjet finale të Kampionatit Kombëtar U18. Vllaznia dhe Studenti pretendentë kryesorë për fitimin e titullit kampion

Lexo

Kampionati Kombëtar i boksit për kategorinë e moshës së të rinjëve U18 ka lënë pas dy ditët e para dhe sot, e dielë 9 qershor ka në program zhvillimin e ndeshjeve të ditës së tretë që konsiston me ndeshjet finale të secilës peshë.

Bazuar në ndeshjet e dy ditëve të para, paraqitjen më të mirë e kanë bërë Vllaznia dhe Studenti, të cilët kanë arritur të nxjerrin edhe numrin më të madh të finalistëve për ditën e tretë. Kështu që, rivaliteti për titullin kampion ekipor do të jetë mes Vllaznisë dhe Studentit.

Sa i përket Vllaznisë, nga gjashtë ndeshje të ditës së parë, në katër prej tyre boksierët kuqeblu fituan dhe në dy prej tyre humbën.

Ndërkohë, në ditën e tyre, nga pesë boksierë që u ngjitën në ring, u regjistruan tre fitore dhe dy humbje. Ergys Uruçi, A. Kroj dhe E. Domi bënë një paraqitje shumë të mirë, dhe në fund ishin fitues në peshat e tyre. Uruçi i peshës 57 kg, mundi me rezultain 3-0 Skënderajn e Flamurtarit, Kroj i peshës 80 kg mundi Xhongolin e Teutës, ndërsa Domi i peshës + 92 kg, mundi F. Çaushaj të Apolonisë. Dy humbjet e pësuara nga boksierët e Vllaznisë,

i përkasin K. Balës për peshën deri në 63 kg, si dhe Kejsi Trashanit për peshën deri në 71 kg.

Ndonëse sot janë ndeshjet finale për titullin kampion në peshat përkatëse, boksieri I Vllaznisë Ergys Uruçi është shpallur kampion që në ditën e dytë, duke qënë I pari boskier nga Vllaznia që siguton titullin kampion.

Një titull të tillë indivial e kërkojnë edhe Tonin Prela, konkurues i peshës 63.5 kg, 80 Arvjos Kro i peshës 80-të kg, Renato Gurra, pasha 86 kg, si dhe Dario Gjetaj në peshën e rëndë +92 kg.

Ashtu siç ishte planifikuar edhe në herët, dita e dielë ka në program zhvillimin e Turneut Memorial “Vllaznia 2024” kushtuar ish boksierëve që sot nuk jetojnë, ndeshjet e të cilit do të nisin menjëherë pas mbylljes së ceremonisë së kampionatit të të rinjëve.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img