Friday, November 22, 2024

Futboll Kategoria e Parë Java e 18-të/ Burreli mund Orikun dhe rikthehet përkohësisht në krye të renditjes. Sot, Korabi-Dinamo direkt në RTSH Sport, ora 13.30

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë e parë, Grupi A ka luajtur tre sfida të javës së 18-të. Ndër to, vëmendja kryesore ka qënë tek ndeshja Burreli-Oriku, ku matjanët kanë arritur të fitojnë me rezultat të pastër 2 me 0. Për Burrelin, golat janë shënuar nga Toma në minutën e 31-të të pjesës së parë dhe Vecaj në të 60-tën e pjesës së dytë. Me këtë fitore, Burreli ka marrë përkohësisht kryesimin e Grupit A, ndërkohë që pret sot përfundimin e sfidës më të rëndësishme të kësaj jave, asaj Korabi-Dinamo, e cila luhet në stadiumin “Korabi” të Peshkopisë duke filluar nga ora 13.30. Ndeshje kjo që vjen për publikun drejtpërdrejt në kanalin sportive RTSH Sport.

Në ndeshjet e tjerë të javës së 18-të për Grupin A, Besëlidhja ka mundur Veleçin me rezultain 3 me 0 me autor të golave Hoxha 53′, Dibra 65′, Danaj 79′. Ndërkohë, çifti tjetër, Partizani B-Vora është mbyllur në barazim 1 me 1. Një ndeshje kjo ku golat janë shënuar në fillim dhe në fund, ku për Vorën ka shëniar Lushaku që në start të takimi, minuta e parë, ndërsa për të kuqtë ka barazuar Bërdufi në minutën e dytë shtesë të ndeshjes 90+2.

Rezultatet/Grupi A

BURRELI 2-0 ORIKU

Golat: Toma 31′, Vecaj 60′

BESËLIDHJA 3-0 VELEÇIKU

Golat: Hoxha 53′, Dibra 65′, Danaj 79′

PARTIZANI B 1-1 VORA

Golat: Bërdufi 90+2’, Lushaku 1’

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img