I filluar pasditen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, Kampionati Kombëtar i boksit për kategorinë e të rinjëve është mbyllur të dielën me ndeshjet finale të ditës së tretë.
Ashtu siç ishte parashikuar dy ekipet pretendente për fitimin e titullit kampion janë shfaqur Vllaznia dhe Studenti, ekipe këto që kishin kualifikuar nga gjashtë boksierë në finale.
Rivaliteti vijoi të ishte shumë i fortë edhe në ditën e tretë, ku që të dy ekipet arritën shpallin nga pesë kampionë kombëtar. Kështu duke qënë me nga pesë medalje të arta secili ekip, bazuar në rregulloren e Federatës Shqiptare të boksit, gjyqtarisë qëndrore i është dashur të përllogarisë vendet e dyta, ku Studenti duke pasur katër të tillë dhe Vllaznia dy, arriti të shpallej kampion i Shqipërisë për të rinjë duke lënë në vend të tretë Vllazninë dhe Partizanin në të tretin.
Titujt kampionë individuale për Vllazninë i fituan: Ergys Uruçi pesha 57 kg, Tonin Prela pesha 63 kg, Arvjos Kroj pesha 80 kg, Renato Gurra pesha 86 kg, Dario Gjetaj pesha +92 kg.
Krahas pesë titujve kampion individual, nga gjiri i Vllaznisë u fituan edhe dy kupa personale. Tonin Prela, boksier kampion në peshën 63 kg është shpallur si boksieri më luftarak i kampionatit, ndësa Renato Gurra, kampion në deri në 86 kg. është shpallur boksieri më teknik i kampionatit.
Me diplomë, si trajneri më i mirë i kampionatit është nderuar trajneri i Vllaznisë, Lazarin Vila, ndërkohë që kupën e boksierit më të mirë të kampionatit e ka merituar Stiven Xixi i Studentit.
Bashkangjitur me shkrimin, janë edhe prononcimet e dy trajnerëve fitues të Kampionatit Kombëtar të boksit për të rinj, Artur Koçi i Studentit dhe Lazarin Vila i Vllaznisë, si dhe pamje nga zhvillimi i kampionatit, të cilat mund t’I ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE, duke klikuar në linkun e mëposhtëm.
Gaspër MARKU-Shkodër, 9 qershor 2024