Kuqeblutë e Vllaznisë kanë lënë pas pushimet dhe i janë rikthyer proçesit stërvitor duke nisur kështu përgatitjet për ndeshjet ndërkombëtare të Kupave të Europës, si dhe në vazhdim edhe sezonin e ri futbollistik, 2024-2025.
Skuadra është paraqitur e gjitha në stadiumin “Loro Boriçi” që në orën 16:00, por në fushën stërvitore ka zbritur rreth orës 17:30. Periudhë kjo që siaps drejtuesve është e planifikuar në programin stërvitor, jo për ndonjë mbledhje të veçantë, por më tepër që futbollistët dhe stafi të kenë mundësinë të qëndrojnë më shumë me njëri tjetrin për një ambientim sidomos të kontigjentit të ri të ardhur në skuadër.
Më pas, kur skuadra është shfaqur në fushën stërvitore, gjëja e parë që ka rënë në sy ka qënë prania e Vioresin Sinanit në përbrje të stafit teknik. Konkretisht ish kapiteni kuqeblu që më herët ka qënë përsëri në këtë detyrë, por edhe duke drejtuar Vllazninë U21 dhe Vllazninë U19, do të jetë në rolin e zëvendëstrajnerit kuqeblu së abshku me Ergi Borshin.
Ndërkohë, stërvitjen e ka ndjekur nga jashtë fushës edhe Ndriçim Shtubina, i cili është shkëputur nga detyrë e zv.trajnerit duke u sportuar në atë të drejtorit teknik të Akademisë Futbollit Vllaznia.
(Video) Pamje nga seanca stërvitore e sotme e Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”, e para për pragsezonin futbollistik 2024-2025.