Friday, September 20, 2024

(Video) Itali – Shqipëri/ Gjithçka gati, Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e parë në Euro 2024 në stadiumin e Dortmundit

Lexo

ombëtarja shqiptare është gati për debutimin në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë kanë zhvilluar sot seancën zyrtare stërvitore në stadiumin e Dortmundit, duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin e parë në Kampionatin Europian ndaj Italisë.

Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.

Forma e lojtarëve është e mirë dhe deri më tani nuk ka probleme fizike për asnjërin me atmosferën që është shumë pozitive dhe të gjithë të gatshëm për të dhënë kontributin për takimin ndaj Italisë.

Sfida Itali – Shqipëri do të luhet nesër më datë 15 qershor, ora 21:00 në stadiumin e Dortmundit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img