Ndeshja do të sot luhet në Hamburg të Gjermanisë dhe qyteti tashmë është mbushur plot me tifozë kroatë dhe shqiptarë. Aty ka mbërritur edhe Uke Hoxha, babai i lojtarit të Dinamos së Zagrebit, Arbër Hoxha, i cili sot do të luajë kundër Kroacisë.
Babai i anësorit të kombëtares kuqezi ka pozuar me flamurin shqiptar dhe atë kroat të bashkuar, duke treguar se sa pranë janë dy tifozeritë, pavarësisht rëndësisë së ndeshjes.
“Nuk e di nëse Arbëri do të fillojë nga minuta e parë. Kroacia është më i mirë në letër, por ndoshta mund të krijojmë një sensacion. Le të fitojë më i miri”, thotë Ukë Hoxha.
Shqipëria dhe Kroacia kanë humbur ndeshjen e parë në grup dhe sot synojnë maksimumin që të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim.