Saturday, October 5, 2024

Boks-Kampionati Europianin U16/Kristian Jubani pranë zonës së medaljeve. Shkodrani që jeton në Irlandë, fitoi ndeshjen e parë dhe sot ndeshet me serbin Filip Stojanoviç

Lexo

Boksieri i talentuar Kristian Jubani, i cili është pjesë e kombëtares së Shqipërisë në Kampionatin Europian të boksit për moshat U-16 që është duke u zhvilluar në Sarajeve  të Bosnje Hercegovines është pranë zonës së medaljeve.

15 vjeçari me origjinë nga Shkodra, që jeton në Irlandë, i cili vazhdon traditën e gjyshit të tij, mjeshtrit të madh të shahut, Çesk Jubani, konsiderohet si një nga boksierët më të spikatur të brezit të ri, jo vetëm për ngjyrat kuqezi, por edhe në rang ndërkombëtar.

Sezonin e kaluar, Jubani u shpall nënkampion i Europës duke marrë vlerësime shumë pozitive nga ana e specialistëve të boksit, ndërkohë, në kampionatin shqiptar, duke boksuar për ekipin ”Tërbuni Boks”, Kristiani u shpall kampion në peshën 46 kg duke merituar edhe kupën e boksierit më të mirë të aktivitetit.

Nën drejtimin e trajnerit të kombëtarës, Klaudio Çekini, i cili është njëkohësisht edhe trajneri i tij tek “Tërbuni Boks”, Kristian Jubani, kaloi me sukses ndeshjen e turit të parë duke mundur thellësisht 5-0 rivalin e peshës së tij 48 kg, Riad Isufi nga Kosova

Kjo fitore e kualifikoi Jubanin në turin tjetër duke vazhduar me synimin e qartë dhe të vetëm, fitimin e titullit kampion Europe. Për të shkuar deri atje, Kristian Jubanit i duhet të kalojë me sukses ballafaqimin e sotëm me boksierin e Serbisë  Filip Stanojeviç, të cilën nëse e fiton futet automatikisht në zonën e medaljeve.

Ndërsa, sa i përket boksierit tjetër të kombëtares, Jurgen Lazri i peshës 63 kg , edhe ai pjesë e “Tërbuni Boks” në Kampionatin Kombëtar, në turin e parë, shorti e vuri përballë një boksieri shumë cilësor, amenin Aleks Petroysan , ku mbas 3 raundeve shumë luftarake dhe gjithmonë nën sulmet e vazhdueshme të boksierit Lazri, gjygjtaria vendosi t’ia japë fitoren boksierit nga Armenia.

Ndërpritet kështu rrugëtimi në Europian për boksierin Lazri, por që sipas trajnerit Çekini, duhet theksuar që prespektiva e këtij boksieri për të qenë pretendent në kompeticionet e ardhshme është e padiskutueshme.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img