Thursday, November 21, 2024

(Video) Homazhet në nderim të Bejkush Birçes, FSHF nderon legjendën e futbollit

Lexo

Komuniteti i futbollit shqiptar ka përcjellë sot për në banesën e fundit legjendën Bejkush Birçe, ish-futbollisti i madh dhe ish-trajneri i Kombëtares, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 87- vjeçare.

Në homazhet e organizuara sot nën kujdesin e FSHF-së në stadiumin “Air Albania” morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, Zv.Presidentët e FSHF, Arben Dervishaj e Lutfi Nuri, anëtarët e KE-së së FSHF, Anila Basha e Abdyl Kuriu si edhe zyrtarë të tjerë të FSHF.

Pasi vendosën kurora me lule dhe u përulën me respekt para arkivolit, duke u shprehur ngushëllimet familjarëve të Bejkush Birçes, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku tha në një prononcim për median se futbolli shqiptar humbi një ikonë dhe një bashkëpunëtor që të gjithë jetën e tij ia përkushtoi futbollit.

“Sot është një ditë e dhimbshme për futbollin shqiptar, pasi ka humbur një nga ikonat dhe kolosët e futbollit. Një trajner, edukator, prind, bashkëpuntor dhe mik i devotshëm që të gjithë jetën e tij ia përkushtoi futbollit me seriozitetin e tejskajshëm që ai kishte për futbollin. Virtyt që besoj do tja lëri shumë brezave të mëvonshëm dhe do ta kujtojmë me nostalgji.

Një veti që ka pasur profesor Bejkushi ka qenë serioziteti në punën e tij, siç e thashë ka qenë një bashkëpunëtor mjaft i mirë dhe në punën e tij është karakterizuar nga serioziteti i tejskajshëm. Për mua por besoj edhe për të gjithë opinionin sportiv ka qenë një nga njerëzit më serioz në punë. I paharruar qoftë kujtimi i tij!”, – tha Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img