Friday, November 22, 2024

Haris Dilaver bëhet baba për herë të dytë! Sulmuesi kuqeblu shtohet me vajzë, një gol ndaj Partizanit do t’ia shtonte edhe më shumë festën boshnjakut të Vllaznisë

Lexo

Për boshnjakun e sulmit të Vllaznisë, Haris Dilaver, mbrëmja e së premtes ka qënë me të vertetë emocionuese. Ai është bërë baba për herë të dytë, ku pas djalit, fëmija e dytë ka ardhur në jetë vajzë. Lajmin e gëzueshëm të çiftit Haris dhe Erna Dilaver e përcjellë vetë futbollisti kuqeblu, përmes një postimi në rrjetin social FB.

“Mire se erdhe ne bote lulja jone e vogel Henna

Para syve të mi je një lule e bukur

ne duart e mia je e gjith bota

nga Zoti ju dhurohet lumturia ime

tani qe ju kam si ju kam gjithcka ”

….

“Welcome to the World, our little floëer
Hena
Pred očima mojim ti si divan cvijet
u rukama mojim ti si cijeli svijet
od Boga si data moja srećice
sad kad tebe imam ko da imam sve ”

Lindja e vajzës së Haris Dilaver ka koinçiduar të jetë një ditë përpara ndeshjes shumë të rëndësishme me Partizanin ditën e shtunë, ndaj duke qënë se edhe skuadra është e tëra në grumbullim me regjim të rreptë sportiv, momenti i parë i përcjelljes së lajmit është shoqëruar thjesht me një kafe dhe ëmbëlsira për pjesëtarët e kampit kuqeblu. Ndërkohë, festa e vertetë me përmasa të mëdha është lënë të organizohet mbrëmjen e së shtunës, menjëherë pas ndeshjes Vllaznia-Partizani. Festë, në të cilën Dilaver dhe kolegët e tij të Vllaznisë, përpos lindjes së vajzës Henna, shpresojnë dhe besojnë të kenë edhe fitoren e Vllaznisë ndaj Partizanit. Por, nëse kjo fitore do të vinte me autorësinë e një goli të vetë Dilaver, ashtu siç erdhi në fundin e takimit të fazës së parë në “Loro Boriçi” kur boshnjaku i dha fitoren Vllaznisë, atëherë për sulmuesin kuqeblu, por edhe për tërë kampin kuqeblu do të ishte diçka fantastike.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img