Sunday, September 29, 2024

Vllaznia barazon 2-2 ndaj Valur në Islandë, në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League

Lexo

Vllaznia ka bërë një gjysmë hapi të rëndësishëm drejt kalimit të turit në Ligën e Konferencës duke barazuar me rezultatin 2-2 në Islandë ndaj Valurit vendas, në një sfidë që e mbylli me 10 lojtarë dhe me një gol të pësuar në shtesën mbi shtesë që dha gjyqtari.

Vendasit realizuan në fillimin e pjesës së  parë me Tryggvason, duke të dhënë përshtypjen se gjërat për islandezët do të jenë të lehta. Nuk ndodhi kështu, mysafirët nga Shkodra u futën në lojë falë Krymit. Në pjesën e dytë, ekipi i Brdaric mbeti me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Deliut, në të 81-tën. Vllaznia kompletoi përmbysjen me Dodaj, në të 85-tën. Në fund, Valur mori barazimin me golin e Heimison.

Akti i kthimit, që do të luhet pas disa ditësh, pritet me padurim nga tifozët.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img