(Video) Play-off i Botërorit 2027/ Trajneri Grima për ndeshjen ndaj Uellsit: Në futboll ndodh gjithçka, të besojmë deri në fund

Kombëtarja e vajzave zhvilloi mbrëmjen e kësaj të hëne seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës ndaj Uellsit. Përfaqësuesja kuqezi do të luajë nesër ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës uellsiane, në orën 20:15, në “Parc y Scarlets”, në kuadër të raundit të parë të play-off-it për Botërorin 2027.

Në një prononcim për fshf.org, trajneri Armir Grima shpreh besimin se skuadra mund të përsërisë paraqitjen e mirë të zhvilluar në Shkodër, ndërsa thekson rëndësinë e menaxhimit të duhur të ndeshjes dhe të besimit deri në fund.

Tekniku kuqezi nuk e fsheh dëshirën për një mrekulli, e cila do të kishte një domethënie të veçantë për futbollin e vajzave në Shqipëri.

Peng që nuk morëm rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit dhe çfarë kërkojmë nesër? – Futbolli i tillë është, aty ku nuk e pret, ta kthen. Aty ku ti nuk e mendon, nuk ta kthen. Ne shpresojmë shumë që të përsërisim atë ndeshje të mirë që bëmë në Shkodër. Është detyrë e jona, është detyrë e vajzave që ta përsërisim atë ndeshje dhe pse mos të shpresojmë. Gjithçka arrihet në futboll.

A na penalizojnë mungesat në ndeshjen e nesërme? – Ne jemi mësuar të luajmë me mungesa. Po mos të kemi mungesa, duhet të themi se çfarë ka ndodhur. Por e rëndësishme është që vajzat të jenë të freskëta fizikisht, kemi punuar që të jenë të çlodhura fizikisht dhe të jemi gati për ndeshjen. Ajo që është shumë e rëndësishme është që ne ta menaxhojmë ndeshjen mirë dhe të shpresojmë deri në fund në një mrekulli, që do të ishte mrekulli për ne, për futbollin e vajzave në Shqipëri dhe për çdo gjë.

Ndeshja Uells – Shqipëri do të transmetohet live në FSHF TV duke nisur nga ora 20:15.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe