(VIDEO) PRAG UELLS-SHQIPËRI, PLAY-OFF-I I BOTËRORIT 2027 PËR VAJZA/ SHQIPËRIA MBYLL PËRGATITJET NË UELLS, NESËR SFIDA VENDIMTARE

Kombëtarja e vajzave mbylli mbrëmjen e sotme përgatitjet për ndeshjen e kthimit ndaj Uellsit, e vlefshme për raundin e parë të fazës play-off të kualifikueseve të Botërorit “Brazil 2027”.

Përfaqësuesja kuqezi zhvilloi seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Parc y Scarlets”, aty ku nesër do të luhet sfida vendimtare, nën drejtimin e trajnerit Armir Grima.

Për këtë përballje, Shqipëria do të ketë dy mungesa. Sara Maliqi nuk do të jetë e gatshme për shkak dëmtimi, ndërsa Arbiona Bajraktari do të mungojë pasi ka plotësuar numrin e kartonëve. Nga ana tjetër, në dispozicion të trajnerit Armir Grima rikthehet Klea Hamonikaj, e cila mungoi në ndeshjen e parë për shkak pezullimi. Pjesa tjetër e skuadrës është e plotë dhe pa probleme fizike.

Ndeshja e parë e luajtur në Shqipëri përfundoi 0-1 në favor të përfaqësueses së Uellsit.

Vajzat kuqezi do të luajnë nesër të gjitha shanset e tyre në “Parc y Scarlets”. Takimi do të në orën 20:15 (CET), dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe falas në FSHF TV.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe