Nuk mjaftuan problemet me arbitrimin me ate shtyrje pa fund të ndeshjes deri sa Valur siguroi golin e barazimit, edhe ai shumë i dyshimtë me faull ndaj portjerit, si dhe provokimet nga pankina kundershtare dhe nga tribunat e tifozërisë vendase, por problemet në kampin kuqeblu vijojnë edhe në aeroportin islandez.
Njoftimet përkatëse informonin se si rezultat i turbulencave ajrore, specialistët përkates kanë ndërprerë fluturimet, sidomos me Austrinë duke anuluar fluturimet Rejkjavikun.
Në këtë mes e pëson edhe një pjesë e konsiderueshme e delegacionit spotiv shkodran, i cili ashtu si edhe shumë pasagjerë të tjerë lënë aeroportin për tu sistemuar në hotelet e zonës më të afërt.
Fatmirësisht, këtë fat të keq nuk e kishte skuadra, e cila duke pasur një fluturim të një destinacioni tjetër që kalonte nga Gjermania, arrin të kalojë oqeanin me sukses drejt Tiranës.
Pjea sa tjetër, mes të cilëve drejtuesit më të lartë të KF Vllaznia si dhe pjesëtarë të tjerë të stafit, përfshirë edhe gazetarët sportiv, vazhdojnë të qëndrojnë në Islandë në pritje të një vendimi të ri që do të marrin autoritetet portuale.
Madje, më e keqja është se edhe për ditën e sotme problematika e turbulencave ajrore vazhdon të jetë prezente duke e.lënë akoma në pikpyetje vendimin për fluturimin e sotëm.