Te Luftëtari ka nisur puna për sezonin e ri dhe ekipi i ka dhënë fund pushimeve të zgjatura. Tashmë drejtuesit nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur trajnerin të cilit do t’i besojnë ekipin për sezonin 2024-2025, ku mungon vetëm prezantimi i tij.
Besmir Shabani ka mar në dorë “frenat” e gjirokastritëve,të cilët do t’i udhëheq në Kategorinë e Dytë, me klubin që ka si objektiv kryesorë ngjitjen në një kategori më lart. Në fakt për Shabanin është një rikthim në Gjirokastër, pasi në sezonin 2006-2007 ka luajtur si futbollist te kjo skuadrës.
Tashmë me eksperiencë mbi supe, 44-vjeçari do të tentojë të arrijë objektivin e klubit. Në të kaluarën ka drejtuar ekipe si Flamurtari, Oriku, Labëria dhe Apolonia, teksa së fundmi ka mbyllur aventurën e tij në Arabinë Saudite te skuadra e Albatin U-19.
Ndërsa sa i përket merkatos deri më tani ka zëra për emra big por deri më tani Big mund të quhet Behar Ramadani i cili është kthyer tek ekipi i Luftëtarit. Ndërsa është përfolur edhe për Erjon Vucaj dhe Gustavo Mendes por këta dy të fundit për momentin jan thjesht një opsion.
Fatos LAMAJ