Ngjitja e A.F Elbasanit në Superiore po përjetohet si një nga ngjarjet sportive më të rëndësishme në Kryeqendrën e Shqipërisë së Mesme . “Tigrat Verdh e Blu” janë duke e përjetuar më me emocione se kushdo tjetër këtë sukses të Verdh e Bluve që sivjet pretendojnë të jenë nga më të mirët e Superligës pasi është ndërtuar një ekip me lojtarë mjaft cilësorë që drejtohet nga staf teknik me eksperiencë dhe mjaft i suksesshëm.
Në këtë edicion , A.F Elbasani krahas mbështetjes së fuqishme financiare i është gatantuar eehe infrastrukturë moderne ku ekipi do të stërvitet dhe akomodohet . Ndërkohë nga ana tjetër do të ketë edhe mbështetjen e fuqishme të tifozërisë ku një peshë të konsiderueshme e mban Tifogrupi i ultrasve “Tigrat Verdheblu” .
Ata jo vetëm që inkurajojnë e motivojnë ekipin e tyre të zemrës por në prag të fillimit të aktivitetit janë kujdesur që të vijnë me risi për sezonin futbollistit 2024-2025.Një bluzë e re, e cila sipër mban vitin e krijimit të ekipit verdh e blu në 1913 dhe me logon “casual”, e cila nënkupton “ultrasit” është një nga shumë suprizat për të gjithë . Së shpejti ata do të sjellin surpriza të tjera.
Nuk ka më nostalgji, rikthejmë në jetë “uniformën” historike tonën e veshur herën e fundit në elitë kanë njoftuar ata nëpërmjet rrjeteve sociale. Ata kanë prezantuar bluzën e re që mban në sfond edhe vitin e krijimit të verdh e bluve në 1913.Sezoni 2024/2025 sjell hapjen e një faqe të re historisë që po shkruhet . . .
Pagesa prej 1500 lekësh përfshin anëtarësimin në grupim dhe pajisjen me bluzën e re të sezonit të ri . Çfarë prisnim prej vitesh erdhi, ta festojmë e shijojmë së bashku! Anëtarësimin mund ta kryeni në Fan Club, bulevardi kryesor përballë Xo Caffe. Për Qytetin, Për Sportin, Për Elbasanin shkruajnë “Tigrat Verdh e Blu !Do ti mbushim stadiumet e Shqipërisë me simbolet Verdh e Blu është premtimi i tyre .