Distria Krasniqi ka rrespektuar pritshmëritë dhe ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Krasniqi arriti të fitojë përballë xhudistes nga Indonezia, Maryam March Maharani në kategorinë 52 kilogramë.
Kampionia olimpike në raundin tjetër u përball me fituesen e duelit tjetër, Gefen Primo dhe Binta Ndiaye. Pas suksesit që arriti në “Tokio 2020” duke fituar medaljen e artë, shqiptarja nga Kosova Distria Krasniqi kaloi me sukses edhe këtë tur duke mundur xhudisten izraelite Gefen Primo, fitore kjo që e kualifikon atë në gjysmëfinalen e Lojrave Olimpike duke krijuar shanset e futjes në zonën e medaljeve.