Thursday, September 19, 2024

(Intervista) Beqiri: Vllaznia gaboi shumë në Europë, por besoj te trajneri Brdariç! Ish kapiteni kuqeblu që aktualisht jeton në Kanada, mendon se skuadra duhet përforcuar me lojtarë klasi

Lexo

Pasi mbylli aventurën në Europë, Vllaznia po vijon përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Elvin Beqiri, një prej ish-mbrojtësve legjendarë të klubit kuqeblu, jep opinionet e tij në lidhje me ekipin shkodran në një intervistë për “Panorama Sport”.

Beqiri thekson se Vllaznia duhet të afrojë lojtarë klasi, ndërkohë ka besim te stafi teknik se mund të formojë një skuadër konkurruese për të dy trofetë.

Si i patë dy takimet e Vllaznisë në Ligën e Konferencës?

Dy ndeshjet e Vllaznisë në Ligën e Konferencës kundër Valurit ishin të ndryshme në shumë aspekte, si në atë fizik, po ashtu në aspektin tekniko-taktik.

 

Çfarë shkoi keq sipas jush te Vllaznia në takimin e dytë kundër Valurit?

U vunë re shumë gabime individuale dhe normalisht këto janë të shpeshta në një ndeshje të tillë dhe me një kundërshtar si ai sigurisht që është e vështirë të arrish rezultatin.

Ku mendoi se kjo skuadër i ka pikat e dobëta që duhen korrigjuar?

Nëse e analizojmë Vllazninë në atë që tregoi në ndeshjen e dytë mendoj se ka probleme në çdo repart, por nuk mund ta gjykojmë vetëm me një ndeshje.

Si i shikoni afrimet e bëra nisur nga dy takimet e zhvilluara, por edhe lojtarët e larguar?

Ekipi ka afruar lojtarë të rinj dhe patjetër që duan kohën e tyre për tu përshtatur me pjesën tjetër. Largimi i disa lojtarëve kryesor të ekipit nuk është gjë e mirë në asnjë skuadër. Të shohim si do paraqiten këto lojtarë për të dhënë një opinion edhe më të qartë.

Ku duhet bërë më shumë në merkato për sezonin e ri?

Unë mendoj që fillimisht duhet një punë e madhe dhe duhet investuar më shumë te lojtarët që vijnë nga akademia. Kjo mendoj se është menaxhimi më i mirë që klubi duhet të bëjë pastaj lojtarët e tjerë që afrohen duhet të jenë lojtarë klasi, ndryshe është humbje kohe dhe financash.

Me këtë kontingjent dhe me atë që kemi parë në dy takimet e Ligës së Konferencës, a e shikoni këtë skuadër të denjë për të qenë për titull për sezonin e ri?

Shpresojmë gjithmonë që ekipi të ketë paraqitje të mirë këtë sezon. Trajneri Brdariç dhe stafi i tij kam shumë besim që do të dijë të krijojë një grup lojtarësh, që do të jetë konkurrues për të dyja trofetë këtë vit.

Admir URUÇI

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img