Friday, November 22, 2024

Rekordet e Vllaznisë në futboll femra në Portalin brazilian

Lexo

150 ndeshje, asnjë humbje! Ky është një sukses me një shifër rekord, jo vetëm në Shqipëri por edhe në arenën ndërkombëtare. Këtë e ka arritur ekipi i Vllaznisë në futboll për femra. Fitorja e 150 ishte ajo që u regjistrua javën e fundit në ndeshjen e transfertes, Apolonia-Vllaznia 0-1.

Një sukses ky që e ka bazën tek puna profesionale që bën me skuadrën stafi teknik me në krye trajnerin Nikolin Leka dhe kolegun e tij Arban Parmeza, të cilët me mbështetjen maksimale dhe të vazhdueshme të presidentit Lazër Matija kanë formatuar një skuadër model në të gjitha drejtimet, ku padyshim merita kryesore shkon tek vetë futbollistet.

Suksesi në fjalë po bën jehonë në qarqet sportive ndërkombëtare, përfshirë edhe ato mediatike. Madje, përpos vendeve të Rajonit dhe ato Europiane, suksesi kuqeblu ka mbërritur deri në Brazil, atje ku Portali Sportiv, “Diario Ffeminino” i ka kushtuar një shkrim të veçantë, ku ndër të tjera citohet:

“Vllaznia, sot arriti shifren e pabesueshme të 150 ndeshjeve pa humbjeve. Ato janë 148 fitore, 2 barazime, me 1089 gola të shënuar dhe vetëm 33 te pësuar në kampionatin shqiptar. Në skenën kombëtare, që nga themelimi i tij, ekipi kurrë nuk ka humbur qoftë edhe një ndeshje”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img