Antonio Pintus është një nga trajnerët atletikë më të suksesshëm ndonjëherë në nivel evropian dhe aktualisht punon në stafin e Carlo Ancelotti te Reali i Madridit prej disa sezonesh tashmë.
I famshëm për testet e tij atletike dhe fizike gjatë grumbullimit parasezonal ku lojtarët e përkufizojnë atë si ‘Djalli’ dhe nuk është aq e vështirë të kuptosh pse. “Blancos” e njohin ‘metodën Pintus’ prej disa vitesh dhe çdo sezon është gjithmonë e vështirë të përballesh me atë moment në stërvitje.
“Ajo që bëjnë lojtarët e Real Madridit është një test stresi me një pajisje portative. Ata e kryejnë atë me një sistem të aftë për të matur kapacitetin maksimal të oksigjenit (VO2 max) dhe bëhet përmes një maske e cila përdoret për të njohur kapacitetin e frymëmarrjes së çdo futbollisti përmes elektrokardiogramit dhe analizës së gazrave si dioksidi i karbonit”.
Me pak fjalë, një përzierje e teknologjisë dhe shkencës, ushtrimi kryhet duke e çuar trupin e lojtarit në përpjekjen e tij maksimale. “Metoda Pintus kryhet nga njëra anë e fushës në tjetrën, duke rritur shpejtësinë tuaj në çdo sinjal akustik”, shpjegon eksperti Raul Notario.