Saturday, September 21, 2024

Abissnet Superiore-Sot, luhen 3 duelet e para të javës së dytë, spikat, klasikja Vllaznia-Tirana

Lexo

“Abissnet Superiore”, luan sot tre takimet e para të javës së dytë. Ato nisin me ndeshjen

Egnatia – Laçi, e cila do te luhet ne stadiumin “Egnatia Arena” , ne orën 17:00. Ndërkohë, dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen në orën 20:00.
Partizani do të perballet me Skënderbeun në stadiumin “Arena e Demave”, ndërsa në “Loro
Boriçi” do të luhet takimi VIlaznia- Tirana, një klasike e futbollit shiptar që pritet me shumë interes nga opinioni sportiv dhe sidomos tifozeritë e dy klubeve, më te vjetrit e futbollit shiptar.
Kryesisht, në Shkodër, tifozeria kuqeblu ka garantuar një mbështetje të fuqishme ndaj
skuadrës së tyre duke kërkuar fitore tre pikëshe ndaj rivalëve të përjetshem bardheblu.

Java e dytë e Abissnet Superiore, vijon të hënën me dy takimet e fundit, ku në stadiumin “Adush Muça” te Ballshit, do të luhet ndeshja Bylis – Dinamo City, nẽ orën 17:00, ndërsa dueli i fudit i kësaj jave është ai AF Elbasani- Teuta, që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 20:00, sfidë kjo ku pritet të shoqërohet me një pjesëmarrje të gjerë të dy tifozerive,
sidomos atyre vendas.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img