Sunday, November 24, 2024

(Video) Brdariç ka gati formacionin për të mundur Tiranën. Luajnë ato që mundën Partizanin një javë më parë në transfertë

Lexo

I zhvendosur pak kilometra larg nga qyteti i Shkodrës duke kaluar mbrëmjen e djeshme në kompleksin turistik “Gardenland Resort” të Barbullushit, Vllaznia është gati për të zbritur në fushën e lojës përballë Tiranës, ndeshje kjo e vleshme për javën e dytë të Abissnet Superiore.

Sa i përket formacionit të parë, tekniku kuqeblu Thomas Brdariç, ka punuar gjatë të gjithë javës me futbollistët që ka pasur në dispozicion, dhe nisur edhe nga mungesat e detyrueshme për arsye dëmtimi, përballë Tiranës do të nxjerrë në fushë ato futbollistë që mundën Partizanin një javë më parë në transfertë.

Që do të thotë se në portë do të vijojë të jetë Kristi Qarri, që në përballjen me Partizanin ishte ndër më të mirët në fushën e lojës për të dy ekipet. Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago, do të vijojnë të jenë katërshja e prapavijës me Alivoden, Deliun dhe Qaton në mesfushë, për të vijuar me repartin e sulmit, Balaj në majë mbështetur nga Mala dhe Dodaj.

Këtij formacioni mund t’i shtohen në çdo moment që Brdariç e shikon të arsyeshme, Ardit Krymi dhe Melos Bajrami, të cilët kanë dhënë sinjale pozitive rikuperimi, çka nga ana e stafit mjekësor është dhënë pëlqimi që ato të jenë në stol. Ndryshe është situata me mesfushorin Amir Kahrimanoviç dhe sulmuesin Ildi Gruda, të cilët, duan kohë më shumë për tu riaftësohen.

Formacioni i mundshëm

Në portë: Qarri

Në mbrojtje: Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago

Në mesfushë: Alivoda, Deliu, Qato

Në sulm: Mala, Dodaj, Balaj

Sfida më e rëndësishme e javës së dytë, klasilja, Vllaznia-Tirana, luhet mbrëmjen e sot në stadiumin “Loro Boriç’ duke filluar nga ora 20:00.

(Video) Prononcimi i trajnerit kuqeblu, Thomas Brdariç në pragndeshjen, Vllaznia-Tirana, java e dytë e Superiores.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img