Sunday, November 24, 2024

Futboll Moshat-Java 21/Dy humbje për ekipet e Akademisë Vllaznia, U-17 Brians-Vllaznia 1:0, U-19 Shkëndija T-Vllaznia 2:1

Lexo

Java e 21-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për moshat nuk ka shkuar mirë për ekipet e Akademisë Vllaznia. Dy ekipet e saj, U-17 dhe U-19 që konkurojnë në kategorinë Superiore i kanë humbur ndeshjet e kësaj jave, përkatësisht ndaj Brians dhe Shkëndisë së Tiranës.

U-17 Brians-Vllaznia 1:0

Vllaznia U-17 ka luajtur në transfertë përballë skuadrës lezhjave, Brians. 1 me 0 në favor të ekipit vendas ka përfunduar kjo ndeshje, ku goli i fitores për Brians është shënuar në minutën e 11-të nga Bibaj.

Trajneri i Vllaznisë U-17 Brikeno Bizi aktivizoi në formacionin e parë këto futbollistë: Jukaj, Selmani, Muhaj, Maliqi, Shimaj, Boshti, Cungu, Kodra, Amuli, Matija, Talani. Gjatë ndeshjes u aktivizuan: Palali, Rroku, Gjondrekaj, Gjolaj.

Pas kësaj jave, tabelën e klasifikimit në Grupin A e kryeson Shënkolli me 28 pikë i ndjekur nga Internacional dhe Shkëndija Tiranës me 25 dhe 23 pikë. Ndërkohë, Vllaznia U-17 renditet shumë poshtë, në vendin e 8-të me 13 pikë duke lënë pas vetëm dy skuadra, Partizanin dhe Shkëndinë e Durrësit me nga 8 dhe 7 pikë.

U-19  Shkëndija T-Vllaznia 2:1

Me humbje e ka mbyllur këtë javë edhe Vllaznia U-19, e cila si kryesuese e kampionatit u përball në transfertë me Shkëndinë e Tiranës. 2 me 1 në favor të Shkëndisë së Tiranës ka përfunduar kjo ndeshje. Për vendasit golat janë shënuar nga Sahiti dhe Maçi, përkatësisht në minutat 33 dhe 78, ndërsa për kuqeblutë, të vetmin gol e ka shënuar Ardit Nikaj në minutën  e 60-të.

Në formacionin e trajnerit Luan Zmijani në këtë ndeshje u aktivizuan nga minuta e parë këto futbollistë: Kaçaj, Elbasani, Delaj, Spahijaq, Bizi, Paloka, Alivoda, Nikaj, Filipi, Pjeshka, Pusi. Gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Papaj, Musaraj, Smajli,

Edhe pse është mundur, Vllaznia U-19 vazhdon të kryesojë renditjen e Grupit A edhe pas kësaj jave me 27 pikë e ndjekur me vetëm një pikë dhe dy pikë më pak nga Shkëndija e Tiranës dhe Shënkolli.

Për javën e ardhshme të javës së 22-të, ekipi i Vllaznisë U-19 luan në shtëpi përballë Partizanit, ndërkohë që Vllaznia U-19 luan në transfertë me Shkëndinë e Durrësit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img