“Nuk ishim në nivelin e dy ndeshjeve të para, patëm vështirësi edhe për meritë të kundërshtarit. Por vuajtëm nga duelet e humbura në mesfushë. Haxhiu i dha tjetër rritëm skuadrës, në pjesën e dytë. Kemi mundësi të bëjmë më shumë. Një barazim me Egnatian, skuadrën më të mirë të kampionatit, mendoj që është “OK”.
Nuk mendoj që e mbivlerësuam Egnatian. Kemi pasur edhe probleme fizike me mbrojtësit. Në disa momente edhe vuajtëm pak, sidomos në mesfushë. E nisëm me 4-3-3 të pastër. Për meritë Egnatia na diktoi mesfushën, na mbajti në presionin. Duhet të reagonim pak, pavarësisht se pësuam gol. Në pjesën e dytë u bë më mirë, jo vetëm për meritë të rreshtimit, por skuadra reagoi më mirë”, u shpreh ndër të tjera në “RTSH Sport”, trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi.