Thursday, September 19, 2024

(Video) Superliga e Moshave-Vllaznia U13 e nis me fitore kampionatin. Mund Laçin në javën e parë 2-0. Shënojnë Halfi Bashli, Anuar Rudaçi

Lexo

Vllaznia U13-Laçi U13, 2-0(Shënues: Halfi Bashli, Anuar Rudaçi)

Formacioni i Vllaznisë U13: Amuli, Duraj, Rrosha, Dragani, Belisha, Jakupi, Çiroka, Bashli, Xhafaj.(U aktivizuan: Zenelaj, Jahja, E. Malaj, B. Pervaza, R. Malaj, Gruda, Rudaçi, Xama e E.Pervaza). Trajner Khaled Hoxha

Akademia e Futbollit Vllaznia e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri futbollistik për Superligën e kampionateve të moshave. Nga katër ndeshjet e kalendarit të javës së parë të planifikuara për t’u luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”, të parët që kanë nisur konkurimin kanë qënë futbollistët e vegjël të kategorisë U13, të cilët kanë pasur përballë homologët e tyre të Laçit.

Trajneri Khaled Hoxha e ka nisur ndeshjen me Amulin në portë, për të vijuar me Duraj, Rrosha, Dragani, Belisha, Jakupi, Çiroka, Bashli, Xhafaj. Me formacfionin titullar, kuqeblutë arrijnë të shënojnë dy gola, njëri më i bukur se tjetri. Fillimisht me Halfi Bashli dhe  më pas me Anuar Rudaçi. Në minutat e pjesës së dytë, tekniku Hoxha hedh në fushë lojtarë të tjerë nga stoli, si:  Zenelaj, Jahja, E. Malaj, B. Pervaza, R. Malaj, Gruda, Rudaçi, Xama e E.Pervaza.

Kuqeblutë e vegjël marrin vlerësime nga drejtuesit e Akademsië Vllaznia, Alban Hasani dhe Ndriçim Shtubina, të cilët e ndoqën ndeshjen prej së afërmi, ndërkohë që duatrokitje të shumta morën edhe nga tifozëria e vendosur në tribubat e “Reshit Rusit”.

Për hirë të së vertetës duhet thënë se skuadra mysafire nga Laçi bëri të gjitha përpjekjet për të gjetur rrugën e rrjetës, por një gjë të tillë nuk ia lejuar kuqeblutë e vegjël duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultain 2 me 0 në favor të tyre.

Kështu, Vllaznia U13 e drejtuar nga trajneri Khaled Hoxha e nis në mënyrën më të mirë kampionatin kombëtar të superligës për moshat duke marrë një fitore mëse të merituar ndaj Laçit, ndërkohë që në javën e dytë do të jetë udhëtojë në kryeqytet ku do të ndeshet me Partizanin U13 vendas.

(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia U13-Laçi U13, 2-0, si dhe prononcimi i trajnerit kuqeblu, Khaled Hoxha. Superliga e moshave, 3 shtator 2024, “Reshit Rusi”-Shkodër.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img