Thursday, September 19, 2024

Merkato-KF Vllaznia, prezanton futbollistin e paralajmëruar tre ditë më parë, lojtarin e kombëtares Gabon, Edlin Randy Essang Matouti

Lexo

Ishte paralajmëruar prej ditësh, ose më saktësisht në mbrëmjen e mbylljes së merkatos së 31 gushtit, dhe sot, me të mbërritur në Shkodër, Essanga Matouti dhe klubi kanë firmosur së bashku një kontratë trevjeçare. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga faqja zyrtare e KF Vllaznia, në të cilin thuhet:

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se pjesë e tij do të jetë dhe futbollisti Edlin Randy Essang Matouti. Lojtari dhe klubi kanë firmosur së bashku një kontratë trevjeçare. Ai është federuar ditën e fundit të mbylljes së merkatos, ndërkohë që sot ka mbërritur në Shkodër për t’iu bashkuar ekipit në stërvitje. Matouti është 21 vjeç, luan në repartin e sulmit dhe kohët e fundit ka debutuar edhe me kombëtaren e vendit të tij- Gabon.

Mirë se erdhe në familjen Essanga Matouti!”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img