Sunday, November 24, 2024

Kombëtarja kuqezi sot në fushë kundër Ukrainës për Ligën e Kombeve. Mesazhi i presidentit Armand Duka: Të vazhdojmë me rezultate pozitive

Lexo

Shqipëria do të debutojë sot në Nations League në Pragë kundër Ukrainës. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në nisje të këtij rrugëtimi ka një mesazh për kombëtaren kuqezi. Duka thekson se kemi një grup të vështirë, por përveç rezultateve kërkon që kombëtarja të kënaqë me lojë dhe emocione të gjithë sportdashësit kuqezi anembanë botës.

“Të dashur sportdashës! Emocionet e forta që përjetuam në Europian vetëm pak muaj më parë me krenarinë tonë kombëtare vazhdojnë. Nga sot nisim një tjetër rrugëtim në Ligën e Kombeve si një trampolinë jo vetëm për rezultate të tjera të suksesshme!

Në sfidat e Liges së Kombeve kemi përballë tre ekipe që pamë dhe ndoqëm në Europian, Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Republikën Çeke, duke ditur mirë forcën dhe potencialin e tyre.

Nuk kam dyshimin më të vogël që do të vazhdojmë të bëjmë shumë më mirë për të prodhuar jo vetëm sukses e rezultat, por edhe lojë e emocion për të gjithë sportdashësit kuqezi anembanë botës! Kjo është Kombëtarja jonë!

Dhe besimi e mbështetja për ta nuk do të mungojnë kurrë!

Shumë suksese ekipit e stafit në këtë rrugëtim të ri me besimin e palëkundur që ky ekip do të vazhdojë të mbajë të ndezur adrenalinën dhe suksesin tonë!”, shkruan në postimin e tij presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img