Partizani mer sinjale pozitive në prag të përballjes me Vllazninë teksa ka qenë trajneri Mislav Karoglan që ka konfirmuar rikuperimin e futbollistëve Preka,Skuka,Aliu dhe Mija të cilët jan bashkuar me grupin në stërvitje dhe mund të jenë në dispozicion për sfidën e radhës.
Megjithatë jo të gjithë lojtarët jan në gjendjen e tyre optimale fizike dhe stafi teknik do të vlerësojë deri në momentet e fundit se cilët mund të aktivizohen.
Një shqetësim mbetet Spahiu i cili ka pasur disa probleme të lehta ndërsa Buxhelaj nuk ka arritur të stërvitet,teksa nga ana tjetër Dumbia është një mungesë e sigurt për shkak të pezullimit.
Në deklaratën e tij Karoglan u shpreh se rikthimi i lojtarëve në stërvitje është një lajm pozitiv për skuadrën edhe pse disa prej tyre nuk jan ende në 100 për qind të formës fizike.
Trajneri theksoi se do të shihet nëse futbollistët e rikuperuar do të jenë gati për të luajtur të paktën një pjesë të ndeshjes.
Një situatë që i jep më shumë alternativa Partizanit përpara një përballje të rëndësishme me Vllazninë.
Fatos LAMAJ


