Sunday, September 22, 2024

Lajm i mirë! Një tjetër ekip i ri për futbollin shkodran. Besnik Ndoj: KF Velipoja shumë shpejt i zyrtarizuar

Lexo

Sezoni i ri futbollistik 2024-2025 duket se ka ardhur me lajme të mira për futbollin shkodran. Fjala është për formimin e ekipeve të reja të futbollit, ku pas KF Shiroka që u prit me shumë kënaqësi nga opinioni sportiv shkodran, një tjetër ekip është gati për t’u zyrtarizuar.

Lajmin e bën të ditur Besnik Ndoj, një nga emrat që ka kontribuar shumë në karrieren e tij si futbollist me Adën e Velipojës si dhe më pas edhe si trajner portjerësh, por edhe në aspektin e kontributit financiar për nevoja të skuadrës velipojake.

Besniku, ishte i ftuar në studion e emisionit Studio Sport-RTSH Shkodra në cilësinë e trajnerit të ekipit Velipoja që u shpall fitues i turneut ndërkombëtar të futbollit në rërë zhvilluar në plazhin e Velipojës, por edhe si pjesëtar i stafit të trajnerëve të portjerëve të Akademisë së Futbollit Vllaznia, aty ku luajnë edhe dy djemtë e tij portjerë, të cilët janë të përzgjedhur njëkohësisht edhe në ekipet kombëtare të moshave.

I nxitur edhe nga formimi i KF Shiroka, pari përgëzoi fillimisht iniciatorët e krijimit të këtij klubi, Besnik Ndoj, dha lajmin e mirë që ai personalisht së bashku me disa miq të tij është gati të zyrtarizojë ekipin e ri KF Velipoja.

Ndër të tjera, zoti Ndoj bëri të ditur se në fillimet e hershme KF Velipoja ka ekzistuar për zonën e tyre, ndërkohë që më pas ka funksionuar për shumë vite me radhë si Ada e Velipojës. Dhe, me këtë rast falenderoj dyshen Lazër Matija dhe Alfred Pjetri për angazhimin dhe kontributin e madh që ato kanë dhënë në vite për këtë skuadër, e cila ka arritur të mundë dhe të eleminoj nga Kupa e Shqipërisë, ekipe me emër si Dinamo dhe Partizani, por që fatkeqësisht, këtë sezon nuk merr pjesë në kampionat.

Sipas Besnik Ndojt, në këto rrethana, ai me kolegët e tij, por edhe me një konsultim dhe bashkëveprim edhe me qeverisjen vendore kanë vendosur dhe thuajse kanë gjithçka gati për zyrtarimin e KF Velipoja.

Me ngritjen e këtij ekipi, Ndoj thotë se që gjithë ai element që sot ekziston në ekipet zinxhir të Velipojës, por edhe në sajë të një bashkëpunimi të mirëfilltë që ai personalisht e ka kordinuar me Akademinë Vllaznia, KF Velipoja pritet të ketë një kontigjent të mjaftueshëm për përfaqësimin dinjitoz në kategorinë e tretë fillimisht sipas rregullores, dhe më pas edhe më lart.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img