Sportistët shqiptarë që spikasin në shtetet e huaja, i hasim kudo, jo vetem në Europë, por edhe më larg, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Australi, madje edhe në vendet europiane.
Rasti në fjalë, të cilin Veriu Sport e ka përzgjedhur ta ndaj me ndjekësit e tij është disi më i veçantë.
Bëhet fjalë për një talente nga Tropoja, e cila që në moshën 3 vjeçare kur nisi angazhimin e saj me sportin e patinazhit artistik në akull, spikati për mënyrën e interpretimin të ushtrimeve të saj mbi akull.
Falë edhe përkujdesjes së familjes, e cila ka disa vite që është zhvendosur të jetojë në Suedi, dhe sidomos të babait, Muj Lajthiza, i cili në të njëjtën kohë do të luante edhe rolin e trajnerit, Audrina do t’i rriste shkallët e cilësë për t’u bërë një kampione e padiskutueshme e patinazhit artistik në akull. Gjatë kësaj kohe, ajo konkuron në kampionatet kombëtare të Suedisë dhe arrin të fitojë 3 herë vendin e parë si kampione absolute,
Periudhë kjo që nuk kalon pa u komentuar edhe në shtypin sportiv suedez, i cili flet me superlativa për vogëlushen shqiptare, e cila shumë shpejt fitoi simpatinë e opinionit sportiv të atjeshëm.
Si një ish futbollist që rininë e tij e ka kaluar në Shkodër edhe si nxënës në shkollën sportive të futbollit “Xheladin Fishta”, babai i saj, Muj Lajthiza e sugjeron të nis aktivizimin edhe me futbollin.
Dhe, për disa vite, nga mosha 5 vjeçare deri në moshën 14 vjeçare, Audrina stërvitet në të dy disiplinat, patinazhin artistik në akull si dhe futbollin.
Megjithë dëshirën për të vijuar të japë më të mirën e saj në patinazh, ngarkesa që sa vjen e shtohet në futbollin e femrave, edhe pse jashtë dëshirës të drejtuesve të patinazhit, e detyron Audrinen që në moshën 15 vjeçare të ndërpresë angazhimin e patinazhit artistik në akull duke u përqëndruar tërësisht tek futbolli.
Aktivizimi në patinazhin artistik që në moshën 3-vjeçare i ka dhënë Audrinës një koordinim, ekuilibër, forcë shpërthyese në këmbë dhe disiplinë që shumë futbolliste nuk e zotërojnë një gjë të tillë, dhe këto shpërblehen në fushën e lojës.
Tashmë për futbollisten shqiptare, të lindur në Suedi, nis karriera e pasur sportive si futbolliste, ku që nga mosha 13 vjeçare dhe deri në moshën 16 vjeçare grumbullohet rregullisht në perzgjedhjen e kombëtares Suedeze të datelindjes 2009, madje falë përformancës së saj pozitive përzgjidhet në 30 vajzat më të mira të Suedisë.
E spikatur në kategorinë e grupmoshave, edhe pse në një moshë 15 vjeçare, trajnerët i japin Ok të luajë me ekipin U19 dhe më pas, menjëherë edhe tek të rriturat e klubit ku luan edhe sot, LFK.
Forma e mirë sportive e paraqitur në kampionatin suedez bën që sektori teknik pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ta thërrasë që në moshën 13 vjeçare në grumbullimin e kombëtares U15, ku në që ndeshjet e para me uniformën kuqezi tregon klasin e saj. Më pas kërkohet dhe bëhet pjesë e kombëtares në një kategori më të lartë, atë U17, ku vazhdon të shpalosë aftësitë e saj në fushën e lojës edhe si shënuese e golave, por edhe të asiseve në shënimin nga ana e kolegeve të saj.
E ndërsa, Audrina tashmë e ka marrë rrugën e saj të pandashme në ecurinë e futbollit suedez të klubeve si dhe me uniformën kuqezi të kombëtares se Shqipërisë, për babain e saj Muj Lajthiza, i cili në mënyrë kategorike ka meritën e padiskutueshme në arritjet e vajzës së tij, duke qënë gjithmonë në krah të sajë dhe me të, si në projekte në fushë si zv tranjer dhe në shkallët e pistës se akullit që në moshen 3 vjeçare, detyra është të vijojë me të njëjtin përkushtim në një mission tjetër.
Pjesë e familjes Lajthiza janë edhe dy djem të tjerë, Alex 8 vjeçar dhe Arbër 16-të, të cilët edhe ato janë të angazhuar në sportin suedez, që ashtu si motra e tyre Audrina e kanë filluar në moshen 3 vjeçare duke u aktivizuar në dy sporte Bandy, Futboll dhe atletik dhe sipas sinjaleve të para, gjasat janë të ecin në gjurmët e sukseseve të motrës së tyre.
Portali Veriu Sport, përgëzon për çka ka arritur Audrina dhe në përgjithësi familja Lajthiza dhe i uron suksese të mëtejshme në karrieren e tyre sportive, si në futbollin suedez dhe po ashtu në Kombëtaren e Shqipërisë.
(Video) Pamje ndeshjet dhe golat e shënuar nga Audrina Lajthiza me ekipin e saj suedez LFK si dhe me kombëtaren e Shqipërisë, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


