Tuesday, October 22, 2024

Kampionati Kombëtar i Volejbollit, të premten java e parë. Vllaznia e femrave pret Pogradecin

Lexo

Federata Shqiptare e Volejbollit ka parajmëruar që në fundjavë nisin ndeshjet e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit, për femra dhe meshkuj.

Kompeticion ky që vjen pas Kupës së Federatës, e cila u zhvillua fundjavën e kaluar në kryeqytet duke nxjerrë fitues ekipet e Skënderbeut për femra, skuadër që mundi në finale Tiranën, ndërsa për meshkuj trofeun e fitoi Partizani duke mundur në finale Tiranën.

Vllaznia e volejbollit për femra e drejtuar nga trajnerja Nora Deda, Kampionatin Kombëtar e nis me ndeshjen e javës së parë që do të luhet pasditen e së premtes në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës duke pasur përballë ekipin e Pogradecit.

Skuadra kuqeblu e mbylli sezonin e kaluar sportiv duke qënë mes katër më të mirave të kampionatit, një objektiv ky i realizuar, i cili erdhi përmes ndeshjeve emocionuese që zhvilloi kjo skuadër.

Ndërkohë, pragsezoni i sivjetëm 2024-2025, duhet thënë se nuk ka ardhur në mënyrën më të mirë kur kemi parasysh largimet e shumta të volejbollistëve titullare. Megjithatë, trajnerja Nora Deda po bën më të mirën për të pasur në përfaqësim një Vllazni dinjitoze.

Krahas elementit të ri me perspektivë që këtë sezon ka mbushur ekipin e parë, është bërë e mundur edhe përfshirja në merkato duke rikthyer në Shkodër volejbollisten me përvojë Esmeralda Tuci, si dhe një tjetër që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, nga tjetër Vllaznia  në Volejboll për meshkuj që drejtohet nga trajneri Artan Kalaja dhe kolegu i tij Ermal Kraja, në javën e parë është pushim, ndërsa për javën e dytë pret Elbasanin në shtëpi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img