“Abissnet Superiore”-Mbyllet java e katërt, 4 skuadra: Elbasani, Partizani, Vllaznia, Egnania, ndajnë kreun me nga 7 pikë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e katërt e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmjen e sotme me dy sfidat e fundit, Partizani – Dinamo City dhe AF Elbasani – Laçi.

Në “Arenën e Demave” ndeshja Partizani – Dinamo City përfundoi në barazim me rezultatin 2-2. AF Elbasani u rikthye te fitorja pasi mposhti në shtëpi Laçin me rezultatin minimal 1-0.

Të mërkurën u luajtën edhe tre takimet e tjera të javës së katërt. Në stadiumin “Adush Muça” takimi Bylis – Tirana u mbyll në barazim 2-2.

Vllaznia mundi në stadiumin “Loro Boriçi” Egnatian me rezultatin 3-1. Teuta u rikthye te fitorja pasi mposhti Skënderbeun në Korçë me rezultatin 3-2. Të gjitha ndeshjet u transmetuan drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – ...

Besa-Oriku 3-0(shënues:Danaj 34',77',Cereni 85') Besa:Abdullahu,Kofi,Abdulai,Neto,Zekolli,Danladi,Marku,Spahiu,Guhacaj,Prengaj,Ruzgis Trajner:Gugash Magani Oriku:Bunkhoev,Buxhelaj,Gjinaj,Deliaj,Zholi,Llojaj,Gjipali,Oliveira,Mezani,Ekoro,Shkreli Trajner:Sherif Idrizaj Gjyqtare:Saed Kazazi,Delin Kasa,Herald Lila Besa ka regjistruar një tjetër fitore në fazën përgatitore...
- Advertisement -spot_img