Sunday, September 22, 2024

(Video) BOKS- Kampionati Kombëtar për të rritur/Në pesë ndeshjet e ditës së dytë, Vllaznia dhe Studenti fituan nga dy dhe Tirana një

Lexo

Ndryshe nga dita e parë, e cila kishte në konkurim 12 ndeshje, dita e dytë e Kampionatit Kombëtar të boksit për të rritur që po zhvillohet në pallatin e sportit të qytetit të Shkodrës, ka pasur në konkurim pesë të tilla. Ndër to, Vllaznia dhe Studenti kanë fituar nga dy ndeshje, ndërsa një tjetër është fituar nga Tirana.

Konkretisht, në peshën 63.5 kg, Indrit Sokoli i Studenti ka fituar ndaj Saimir Dedaj të Partizanit, për të vijuar në peshën 67 kg me fitoren e Besian Karajt po të Studentit që mundi Ledion Muçën e Tiranës.

Në peshën 80 kg, Redis Karaj i Tiranës fiton Flavion Metës së Vllaznisë, pasi ky i fundit nuk u paraqit në ring. Po kështu, në peshën super të rëndë, plus 92 kg, boksieri i Vllaznisë Nelson Hysa del fitues për mos paraqitjen e kundërshtarit Donaldo Xeka.

Ndërkohë, po në peshën plus 92 kg, pas një dueli shumë luftarak mes MehmetHodos së Tiranës dhe Fabio LKaçit të Vllaznisë, ky i fundit arriti të fitojnë me rezultat të ngushtë, 2 me 1.

Rezultatet e ditës së dytë të Kampionatit Kombëtar të boksit për të rritur

  1. Pesha 63.5kg. Indrit Sokoli(Studenti)-Saimir Dedaj(Partizani), fiton Sokoli R.S.G
  2. Pesha 67 kg. Besian Karaj(Studenti)-Ledion Muça(Tirana, fiton Karaj 2-1)
  3. Pesha 80 kg. Flavio Meta(Vllaznia)-Redis Karaj(Tirana), fiton Karaj ËO
  4. Pesha 92+ kg. Nelson Hysa(Vllaznia)-Mehmet Hodo(Tirana), fiton  Hysa ËO                                                     
  5. Pesha 92+ kg. Donald Zeka(Beselidhja)-Fabio Koçiu(Vllaznia), fiton Koçiu, 1-2
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img