Prononcimi i trajnerit të Teutës Edi Martini, pas ndeshjes Teuta-Dinamo, 1-1
“Duhet të ruajmë përqendrimin në momentet vendimtare. Krijojmë volumin e lojës, presojmë, luajmë, krijojmë raste. Por vjen goli. Kisha frikë në minutat e fundit me goditjet standarte. Një herë erdhi Dinamo në pjesën e parë, shënoi. Dua ta shoh, nuk dua të flas para kohë si ndodhi. komplimente djemve se bënë mirë, duhet të jemi më të qetë me rastet që krijojmë, duhet të shënojmë gola.
Danieli është një lojtar që ka një vit pothuajse i dëmtuar dhe po kthehet, nuk është në 100% të tij. Pro me eksperiencën e karakterin që ka, na bëri shumë punë sot. Jam i bindur që pas ndërprerjes së kampionateve për kombëtaret, do të shohim një lojë tjetër, do rregullojmë edhe fazën e mbrojtjes, që të vijë në mes të na shënojë lojtari i Dinamos duhet të kemi më shumë karakter. Në pjesën e dytë mund të shënonim gola, edhe pse me kundërsulm Dinamo na vuri në vështirësi. Kjo është vazhdim i pjesës së dytë me Vllazninë, kam besim te ekipi që mund të shkojmë lart.
Torraj është i rritur te Totenhem, ka pasur dëmtim që e ka lënë një vit jashtë. Danieli është lojtar që ka luajtur te Çelsi e Sauthempton, kemi fatin t’i kemi në skuadër pavarësisht dëmtimeve që kanë pasur”, tha Martini për RTSH pas ndeshjes.