Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës në fundjavë, takime që janë të vlefshme për javën e 6-të të kampionatit. Duele mjaft të rëndësishme do të luhen të shtunën dhe të dielën.
Të shtunën do të luhen 5 takime,të gjitha në të njëjtën orë 16:00. Vëmendjen më të madhe do ta marrin përballjet Apolonia-Besa dhe Kukësi-Korabi.
Sfidat e tjera do të jenë edhe Burreli-Lushnja,Flamurtari-Valbona dhe Vora-Pogradeci. Ndërkohë ditën e dielë do të luhet ndeshja e mbetur mes Erzenit dhe Kastriotit. Edhe kjo përballje do të zhvillohet në ornë 16:00.
Fatos LAMAJ