Atletika shkodrane vazhdon të shkëlqejë, jo vetem me ekipet e të rriturve ku prej disa vitesh është kampion kombëtar, por ajo po spikat edhe në konkurimet e moshave. I tillë ka qënë edhe suksesi i arritur të premten në Kampionatin Kombetar të moshave U13 vajza, U16 vajza dhe U16 djem, ku ekipi i Atletikes Vllaznia meriton tre trofe ekiporë duke sjellë në Shkodër tre Kupa të vendeve të para.
Merita për këtë sukses shkon për stafin e trajnerëve që ka përgatitur me profesionalizëm sportistët e vegjël shkodranë, kryetrajnerin Albert Marashi, së bashku me kolegët e tij, Bruno Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahaj.
Njihuni me disa nga rezultatet e sportistëve shkodranë që spikatën në këtë aktivitet të Kampionatit Kombëtar të moshave U-13 dhe U-16 për vajza dhe djem:
U-13 vajza
Elois Heta (kërcim së gjati)
Elois Heta (50 metër pengesa)
Sara Ivziku (hedhje shtize vortex)
Ester Lesha (hedhje Topi)
Mojra Spahija (600 meter)
Mojra-Ambjena(Stafetë 4x50m)
U-16 Vajza
Brisilda Burri (kërcim së larti)
Irsa Mani (Kërcim së larti)
Dea Muja (Kërcim së gjati)
Brisilda Burri (kërcim së gjati)
Romesa-Dea-Brisilda(Stafetë 4x100m)
U -16 Djem
Renis Jasini (kërcim së larti)
Egzon Ivziku(vrapim 400 metër)