Sunday, November 24, 2024

Martini: “Rezultati i mirë, por jo ndeshja më e mirë e Teutës. Kur fiton 3 pikë je i kënaqur”

Lexo

Teuta triumfoi 3-1 në shtëpi ndaj Tiranës. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku shkodran, Edi Martini, deklaroi:

“Rezultati më i mirë, nuk është ndeshja më e mirë e Teutës. Kur fiton 3 pikë je i kënaqur, goli na shpërqendroi pak. Në pjesën e dytë lëvizëm diçka. Futëm Torraj për të qenë më të rrezikshëm në topat që do ktheheshim. Jam i kënaqur me djemtë dhe fitoren, sot ishim pragmatistë, pavarësisht se te goli i pësuar duhet të ishim më të kujdesshëm.  

Edhe Toma edhe Lloci nuk janë stërvitur me ekipin, nuk ishin në gjendjen e tyre, janë stërvitur vetëm 1 ditë para ndeshjes. E porosita për ndërhyrjet. Pjesa tjetër, luajti mirë, ishin pragmatistë. Goli që shënoi Tirana më dhemb. Kemi stabilizuar mbrojtjen, sepse mbrojtja e mirë është ajo që të bën të ecësh përpara.  

Prengaj na vendosi në vështirësi të madhe, mbrojtësit duhet të flisnin më tepër, po të kishim barazuar apo humbur me këtë lojë, do kisha shumë kritika.  

Ishim nisur të luanim me fanella blu, por i bëmë nder Tiranës dhe i ndryshuam se ishin të ngjashme me tonat, ndaj luajtëm me të bardha”, u shpreh Edi Martini për RTSH.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img