Erzeni U21-Vllaznia U21, 2-3(Shënues: Bespallov 32’, 77’/Ensar Tafili 36’, Ersi Zaganjori 48’, Antonio Delaj 71’)
Vllaznia U21: Bunjaj, Pusi, Rroku, Muhaj, Brahimi, Spahija, Sala, Dela, Maliqi, Zaganjori,Tafili.(U aktivizuan: Hagrepi, Kaçaj, Gallube, Agraja. Trajner: Edmond Doçi
Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë e moshës U21, zhvilloi pasditen e sotme ndeshjet e javës së dyë. Vllaznia e drejtuar nga trajneri Edmod Doçi ishte mysafire në Shijak ku luajti përballë skuadrës vendase me të njëtin emër.
Pas fitores në shtëpi për javën e parë ndaj Dinamos me rezultaitn 5-0, kuqeblutë bëjnë të njëtën gjë edhe në javën e dytë, ku edhe pse në transfertë mposhtin skuadrën vendase me rezultatin 2 me 3.
Në fakt, ndeshja ka filluar më mirë për shijakasit, të cilët kalojnë të parët në avantazh me anë të Baspallov në minutën e 32-të. Por, Vllaznia kundrapërgjigjegjet shumë shpejt duke gjetur golin e barazimit katër minuta më pas me anë të Ensar Tafilit.
Me barazimin 1 me 1 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që e dyta nis me gol për Vllazninë, kur vetëm 3 minuta nga vërshëlima e arbitrit Syziu, është Ersi Zaganjori që und rrjetën e portës Rrogozhinase.
Vllaznia vazhdon të luajë e mobilizuar dhe me theks sulmues dhe pas disa rasteve për shënim, është Antonio Delaj që në minutën e 71-të shënon golin e tretë për kuqeblutë.
1 me 3 për Vllazninë, rezultat që nuk pajtohen shijakasit, të cilët këmbëngulin në gjysmëfushën shkodrane, dhe në një prej rasteve të paraqitur shënojnë golin e dytë në minutën e 77-të, përsëri me autor Bespallov, i dyti për të në këtë ndeshje.
Minutat e mbetura janë luftarake për të dyja skuadrat, por gola nuk ka më, duke lënë në fuqi rezultatin e minutës së 77-të, Erzeni-Vllaznia 2-3. Fitore kjo, e dyta për Vllazninë në dy javë kampionat duke mbajtur kuqeblutë në krye të renditjes me një sinjal të drejtpërdrejt ndaj kundërshtarëve që kjo skuadër synon titullin kampion.
Në ndeshjet e tjera të javës së dytëtë Superligës U21, u arritën këto rezultate: Apolonia-Korabi 3-1, Dinamo-Besa 3-2, Elbasani-Tirana 2-2