Saturday, October 19, 2024

Rikthehet Abissnet Superiore. Java e 9-të luhet në dy ditë. Sfida Laçi-Vllaznia, të shtunën, ora 14:00

Lexo

Përfundimi i ndeshjeve të kombëtares së Shqipërisë i ka lënë radhën Kampionatit Kombëtar të kategorisë Superiore,  ndeshjet e të cilit rikthehen këtë fundjavë me ndeshjet e javës së nëntë. Sipas planifikimit të sektorit të garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo javë do të luhet në dy ditë, të shtunën dhe të dielën.

Serinë e ndeshjeve të kësaj jave e hap çifti Laçi-Vllaznia, i planifikuar të luhet në orën 14:00. Sfida që do të luhet në stadiumin kurbinas parashikohet të jetë shumë e fortë, pasi përballë njëri tjetrit do të jenë dy skuadra që vitet e fundit kanë prodhuar ndeshje plot rivalitet, grintë dhe emocione.

Edhe këtë radhë, kështu parashikohet të jetë, ku ndonëse skuadrat respektive janë në pozita të kundërta në renditje, Vllaznia e dyta dhe Laçi i fundit, kjo nuk pritet të pasqyrohet në fushën e lojës, pasi të dyja skuadrat kanë objektiv fitoren.

Vendasit, në stolin e së cilëve, pas largimit të Armando Cundut, është vënë një Italian, kërkojnë medoemos që të marrë pikët e plota dhe të largohen nga fundi i renditjes, ndërkohë me objektivin e tre pikëshit udhëton edhe Vllaznia, e cila për hirë të së vertetes vjen në këtë javë pas asaj superndeshje të zhvilluar ndaj Elbasanit në transfertë.

Po ditën e shtunë, në të njëjtin orar me duelin Laçi-Vllaznia do të luhet sfida tjetër shumë e rëndësishme, Egnatia-Teuta, ndërkohë që në orën 17:00 të së shtunës është rezervuar debi i kryeqytetit, Tirana-Dinamo City që konsiderohet edhe si ndeshja kryesore e kësaj jave.

Java e nëntë e kategorisë Abissnet Superiore do të mbyllet të dielën e 20 tetorit me dy duelet e fundit, Bylis-Skënderbeu dhe Elbasani-Partizani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img